Lezha, KQZ: Hetim të gjithë qarkut. Gjoncaj: Doni të ndryshoni rezultatin
Tiranë- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi me katër vota pro për të hetuar rezultatin e votimit në të gjithë Qarkun e Lezhës.
Mbledhja e sotme e KQZ-së ka nisur me kërkesën e përfaqësuesit ligjor të PS-së, Gjoncaj i cili tha se duhet të merren në Ministrinë e Brendshme të dhënat e duhura.
Ndërkohë kryetarja e KQZ-së, Lefterie Lleshi tha se procesi i hetimit administriv është afër fundit. Përfaqësuesit e PD-së në KQZ thanë se do të bëhet transparencë e plotë.
‘Situatë dramatike të asaj që pamë nga hapja e kutive…tregon se sitemi i numërimit s’kanë funksionuar…s’mund ta quaj lajthitje gjithë këtë gabim…janë kompromentuar”,-tha anëtari i propozuar nga PD-ja në KQZ, Zguri.
“Jeni celulë e PD-së…jeni komplet jashtë ligjit e transparencë…ju keni urdhër nga PD-ja…do të mbani përgjegjësi penale. Do të hetoheni për çdo vendimmarrje të paravendosur ankimor”,-tha Gjoncaj.
KQZ-ja vendosi të hapen të gjtiha kutitë e Lezhës, absurd, i pabazuar në ligj. Në kundërshtim për të gjithë eksperiencën sot…Interesi i tyre është të bëjë pis procesin zgjedhor. Në 2011-ën kjo KQZ ndërroi në tavolinë mandatin e kreut të Bashkisë Tiranë përmes këtyre proceduraveKemi dyshimes serioze se kjo procedurë përveç zgjatjes në kohë të daljes së rezultatitkjo shtyrje bëhet për të siguruar një rezultat të ndryshëm nga ai që është votuar në këtë qark. Kemi dyshime serioze se ky proces vazhdon të përsërisë së 2011-ës pra deformimit të votës brenda kutive të mbyllura të materialeve zgjedhore. ..Dëshmon qartë se KQZ-ja është e vendosur në mënyrë të paligjshme. Skemi frikë nga procesi i numërimitska asnjë rast që komisionerët e majtë e të djathtë të vënë shënimeKQZ-ja po fut duart në kutitë e votimit që janë jashtë partive politike e janë nën admistrimin e KQZ-sëKQZ-ja, zgjatim i fundit të PD-së,-tha Gjoncaj gjatë pushimit.
“U rrëzua besimi në sistemin e numërimit…vendimi për Lezhën shumë normal”,-tha Zguri.
Dje mbledhja e KQZ-së u shoqërua me debate mes palëve, por pa i dhënë asnjë vendim për Qarkun e Lezhës.
Mbi shqyrtimin për kërkesat ankimore të dy partive, PS dhe PD, mbi administrimit të 16 kutive të Qarkut Lezhë, KQZ-ja vendosi ta shtyjë vendimmarrjen për sot.
Partia Demokratike kërkoi rivlerësimin e rezultatit përfundimtar të qarkut të Lezhës, duke përfshirë në to 10 kutitë e rinumëruara në KQZ.
Nga këto kuti, koalicionit të djathtë iu shtua diferenca me koalicionin e majtë në 306 vota, nga 39 që bënin ndarjen e mandatit të saj të fundit.
Ndërsa Partia Socialiste nga ana e saj paraqiti aktin e ekspertimit të materialeve zgjedhore, pas hapjes së 6 kutive të qarkut të Lezhës, që ajo ka ankimuar. Ekspertët e PS-së, kanë konkluduar se një zgjedhës ka nënshkruar me dhjetra herë, duke verifikuar përmes kësaj se ka kryer edhe proceset e votimit po kaq herë.
Partia Socialiste kërkon pavlefshmëri në 6 Qendra të Votimit në Lezhë, kutitë e materialeve zgjedhore të të cilave, gjithashtu, u hapën nga KQZ-ja.
Sipas selizë rozë dyshimi lidhet për katër kuti të Laçit, ku në ditën e zgjedhjeve ndodhi edhe incidenti me armë zjarri. Kohë kur komisionerët e majtë u larguan për disa orë.
Në qarkun e Lezhës zgjedhjet mund të përsëriten. KQZ-ja ka pranuar pretendimet e të dyja palëve, PD-ja e PS-ja për hapjen e kutive.
Sakaq demokratët me pretendimin se kanë me shumë vota në 10 kutitë e votimit, tabelat e rezultateve të të cilave nuk ishin origjinale, kërkuan rinumërim të tyre.