Korrupsioni, pranga ish presidentit të Tajvanit
Taipei (Start)- I akuzuar për korrupsion, ka përfunduar në pranga Ish-presidenti tajvanez, Chen Shui-bian. Ai la detyrën në maj të këtij viti, kur dhe nisi ndaj tij hetimi për përfshirje në afera korruptive. Sipas AFP, "Chen u arrestua dhe i kërkuam autorizim një gjykate të Tajpeit për ta vendosur atë në paraburgim".
Ish-presidenti ishte shpallur i dyshuar në vitin 2006 gjatë një hetimi të gjerë për përvetësim të dyshimtë të 14,8 milionë dollarëve tajvanezë, rreth 345 000 eurove, fonde publike, por ndaj tij nuk ishte hapur çështje penale për shkak të imunitetit të tij