E Diel, 1 Nëntor 2026

Laura Bush i tregon Michelle Obamas mbi jetën në Shtëpinë e Bardhë

Uashington (Start)- E cilësuar si zonja e parë e Amerikës që nuk është vënë në shënjestër të kritikave mediatike, bashkëshortja e presidentit aktual Geroge Bush, ka shoqëruar në ambientet e Shtëpisë së Bardhë, bashkëshorten e presidentit të ri të SHBA-ve, Barak Obama, Michelle Obama. Zonja Bush i tregoi zonjës Obama rezidencën presidenciale, në katin e dytë dhe të tretë të pallatit, duke parë çdo dhomë.

Sally McDonough, zëdhënësja e çiftit Bush, theksoi se dy gratë, të cilat u takuan për herë të parë, u ndalën në dhomat që ka të ngjarë të bëhen dhomat e dy vajzave Obama, Malia 10-vjeçe dhe Sasha 7-vjeçe. "Folën për vajzat e tyre dhe sesi zonja e parë mund të ndryshojë orenditë e dhomave në rezidencën private", shtoi McDonough. Ato folën edhe për mënyrën më të mirë për të rritur vajzat në Shtëpinë e Bardhë. Dy vajzat binjake të çiftit Bush, Jenna dhe Barbara, kanë kaluar një pjesë të adoleshencës së tyre në rezidencën presidenciale. Megjithëse prindërit janë përpjekur t'i mbajnë vajzat larg mediave, binjaket kanë përfunduar disa herë nëpër gazeta, pasi kanë konsumuar pije alkoolike përpara moshës së lejuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›