Medvedev kërkon zgjatjen e mandatit presidencial
Moskë (start)- Presidenti rus, Dmitri Medvedev i ka paraqitur parlamentit një projektligj për zgjatjen e mandatit presidencial, deklaroi sot një zëdhënëse e Kremlinit. Medvedev deklaroi javën e kaluar se dëshironte zgjatjen e mandatit presidencial nga katër në gjashtë vjet, në mënyrë që kreut të shtetit t'i lihet më tepër kohë për përmbushjen e reformave të ndërmarra.