E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korrupsioni, punë për drejtësinë

Deklaratave të Pieter Feithit për korrupsionin në “nivele të larta” i janë bashkuar edhe përfaqësues të tjerë ndërkombëtarë në vend, të cilët kanë kërkuar nga Kryeministri Hashim Thaçi që të bëjë edhe më shumë për të luftuar këtë dukuri.

Përfaqësuesi i BE’së, Pieter Feith, gjatë një ligjërate për Kosovën në Dublin, kishte kërkuar që fjalët për luftimin e korrupsionit të shndërrohen në veprime konkrete. Po të njëjtën gjë e ka kërkuar edhe Ambasadori britanik në Prishtinë, Andy Sparkes i cili ka thënë se përpjekjet për luftimin e korrupsionit duhet të shtohen.

“Kryeministri duhet të bëjë edhe më shumë. Kam diskutuar me të që ne jemi në kërkim të shohim edhe më shumë”, ka thënë Sparkes, të enjten.

Ndryshimet në Qeveri dhe shkarkimet e disa zyrtarëve që kanë ndodhur ditëve të fundit megjithatë nuk kanë lënë përshtypjen se Kryeministri Thaçi po qëron hesapet me korrupsionin dhe krimin e organizuar. Edhe pse diplomatët kanë vlerësuar pozitivisht këto ndryshime, ata nuk kanë ndalur thirrjet për luftën kundër korrupsionit.

Sparkes ka thënë se Kryeministri ka bërë disa lëvizje në drejtim të fuqizimit të Agjencisë Antikorrupsion, disa hetime të njerëzve të cilët ishin pezulluar nga agjencitë, por Sparkes thotë se duhet bërë më shumë në mënyrë që vendi të ecë më shpejt drejt BE’së.

Thirrje për të luftuar korrupsionin ka bërë edhe Shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Europian në Kosovë, Renzo Daviddi, të cilit Thaçi ia ka dorëzuar të enjten përgjigjet për marrëdhëniet tregtare me BE’në.

“Është me rëndësi që të kemi një dënim të njerëzve që janë gjetur me keqpërdorime, por kem parasysh që ky proces do të marrë kohë dhe nevojitet një zotim i fort politik për të arritur nivelet e dëshirueshme”, ka thënë ai.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›