Bosch: Bojkoti po dëmton seriozisht demokracinë
16/04/2010 Kreu i OSBE-së i bën thirrje opozitës të reflektojë
“Duhet të bëni më shumë në luftën kundër korrupsionit“
Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Robert Bosch, është shprehur dje se mungesa e opozitës në Kuvend po dëmton seriozisht procesin demokratik në vend. Sipas Bosch, bojkoti ka bërë që shumë ligje të mos marrin diskutimin e duhur. Mungesa e opozitës në Parlament pas zgjedhjeve të përgjithshme, ka shkaktuar vonesa në miratimin e ligjeve, për të cilat kërkohet një shumicë votash prej tre të pestave. Pjesa më e madhe e legjislacionit penal kërkon një shumicë të tillë votash, ashtu si edhe ligji i shumëpritur i gjykatave administrative. Mungesa e opozitës do të thotë gjithashtu që shumica e ligjeve po miratohen pa pasur nivelin e pritshëm të diskutimeve. Po shfrytëzoj rastin për t’i kërkuar opozitës që të reflektojë gjatë dhe thellë për veprimet e veta, të cilat tashmë de facto po dëmtojnë procesin drejt një sistemi demokratik modern. Duhet bërë e mundur që ata të ndiejnë se pjesëmarrja e tyre aktive dhe e vazhdueshme në Kuvendin e Shqipërisë është e mirëpritur si me fjalë, ashtu dhe vepra. Do të doja që po në këtë kuadër, t’i kërkoja Qeverisë të bëjë përpjekje të mëtejshme, për të siguruar që të gjitha ligjet të diskutohen nga të gjitha grupet e interesit, para se të miratohen në Parlament”, ka thënë Bosch. Nga ana tjetër, kreu i prezencës është shprehur se vërtet janë vërejtur shumë arritje të Shqipërisë, sidomos ato që kanë të bëjnë me procesin e integrimit, por mbetet sërish e nevojshme një luftë me tolerancë zero kundër korrupsionit, në çdo rang të administratës. “Do të përgëzoja politikën e Qeverisë për zero tolerancë kundër korrupsionit, një politikë së cilës i është kushtuar vëmendje nga shumë organizata ndërkombëtare dhe kryeqytete. Siç e dimë, është një politikë që ka korrur shumë suksese që nga viti 2005. Megjithatë, do të inkurajoja të gjitha institucionet kombëtare dhe aktorët që kanë detyrën të drejtojnë këtë luftë, që të përqendrojnë më tej vëmendjen e tyre te çdo person të përfshirë në korrupsion, në postet politike dhe publike, pavarësisht rangut apo ngjyrimit politik”, tha Bosch.