Rokada e Zëvendësministrave

Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë afër finalizimit të marrëveshjes për ndryshimet që duhet të bëhen në rangun e zëvendësministrave në Qeverinë e Kosovës.
Burime të Express thonë se partnerët e koalicionit janë pajtuar për shumicën e emrave që do të shkarkohen dhe për emrat e rinj që do të hyjnë në Kabinetin e Kryeministrit Hashim Thaçi.
Procesi i “riformatizimit të zëvendësministrave” ka nisur të enjten me Adem Grabovcin, Zëvendësministër i Transportit. Por, ndryshe nga ata që do të largohen nga Kryeministri, Grabovci ka ofruar vet dorëheqje.
“Unë kam marrë një vendim krejtësisht të mëvetësishëm dhe jam përcaktuar për ta respektuar vullnetin e qytetarëve të Kosovës që t’i përfaqësojë interesat e tyre në Parlament”, ka thënë Grabofci për Express, të enjten.
Sipas burimeve të gazetës, Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mubera Mustafa do të largohet nga ky post për shkak se ka lidhje familjare me Ministrin Bujar Bukoshin, ndërkaq Shpend Tërdeva largohet nga pozita e Zëvendësministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal.
Shkrimin e plotë mund ta lexoj në gazetën Express...