Meta: Rama me sjellje joevropiane
16/04/2010 Ministri i Jashtëm jep vlerësimet një ditë pas dorëzimit të pyetësorit në BE
“Protesta, ndërkombëtarët të shqetësuar sepse kjo s’është një sjellje politike”
Protesta e datës 30 prill, që do të organizohet nga Partia Socialiste, nuk tregon gjë tjetër veçse një sjellje joevropiane. Ky ishte vlerësimi i zëvendëskryeministrit, njëkohësisht ministër i Jashtëm, Ilir Meta, lidhur me qëndrimet më të fundit të ndërmarra nga kampi opozitar, duke i parë këto qëndrime dhe në kontekstin e mesazheve të ardhura nga faktori ndërkombëtar për klasën politike shqiptare. Kështu, ministri i Jashtëm Meta preferoi që përmes një bashkëbisedimi me gazetarët të komentojë zhvillimet lidhur me procesin e integrimit të vendit tonë në BE, e konkretisht dorëzimin e përgjigjeve të pyetësorit të Komisionit Evropian. Por nga ana tjetër, nuk anashkaloi dhe vendimmarrjet e lidershipit socialist. Madje, ndalur në këtë moment, Meta vlerësoi se “me të drejtë edhe përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar janë të shqetësuar, sepse kjo nuk është një sjellje politike, kjo është vërtet një sjellje joevropiane, dhe unë përsëri do të shprehja dëshirën që të ndiqej rruga e institucioneve, që është e vetmja rrugë që i çon të gjithë përpara, pa dyshim edhe opozitën”. Sipas tij, kjo është një situatë krejtësisht pa kuptim. “Keni dëgjuar që më 30 prill do të hapen kutitë. Dëgjuat edhe që do të hapeshin në nëntor dhe se do të përmbysej Qeveria. Këto gjëra nuk bëhen në këtë mënyrë dhe është vërtet jopozitive që ekziston ende filozofia e imponimit në mënyrë jo të arsyeshme dhe e sfidës ndaj institucioneve. Këto janë institucione që i kanë krijuar gjithë shqiptarët, gjithë forcat politike, duke filluar që nga Kushtetuta dhe deri tek gjithë institucionet e tjera, dhe si të tilla duhet të respektohen”, u shpreh Meta. Megjithatë, pavarësisht situatës politike në vend, ministri Meta shprehu bindjen që në një kohë të afërt vendi të meritojë edhe statusin e vendit kandidat.
Vlerësimi
“Nuk mund të mos vlerësoj edhe deklarimet dhe vlerësimet shumë të qarta që komisioneri Fule ka bërë për punën siç e vlerësoi ai, jashtëzakonisht të madhe të realizuar nga Shqipëria për t’iu përgjigjur pyetësorit, por edhe për punën dhe progresin shumë të madh të bërë në çështjen e plotësimit të kushteve dhe të standardeve për liberalizimin e vizave. Gjë që u konfirmua po dje në Bruksel, pas takimit me ministrin tonë të Brendshëm, z. Basha, edhe nga komisionerja përgjegjëse për çështje të cilat kanë të bëjnë me liberalizimin e vizave, znj. Malmstrom.”
Optimizmi
Jam i bindur që të gjitha angazhimet e marra do të realizohen në kohën e duhur pak a shumë në atë variant që ne e kemi shprehur më parë, por siç është shprehur edhe ministri i Jashtëm i Italisë në mënyrë tepër eksplicite. Tani është koha që këtë stad të ri, këtë moment të ri ta shfrytëzojmë të gjithë, në mënyrë që të forcojmë bashkëpunimin në drejtim të procesit të integrimit evropian, duke filluar nga Parlamenti por edhe jashtë tij, që ky të jetë një proces sa më gjithëpërfshirës, sepse integrimi evropian është objektivi ynë kryesor dhe kombëtar.