E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konvergjenca intelektuale e Ibrahim Berishes

/ /

NgaBUJAR LESKAJ

Eshte e natyrshme qe kur je i pritur jo ne kanale te ngushta leximipor ne nje...

... game te gjere te tematikave llojeve gjinive te ndryshme brenda prozes se shkruar leximi i cdo libri te lere mbresa dhe shije te ndryshme. Keto mbresa lidhen me shijet e tua personale me ate qe ti si lexues je ne kerkim te asaj qe do te lexosh jo gjithmone e gjen me stilin apo artin e te shkruarit dhe jo rralle me emrin e autorit apo te nje grupi autoresh qe ti parapelqen. Kur kesaj i shtohet njohja personale me autorin dhe respektin e vecante qe te eshte krijuar ne rrethana te ndryshme te njohjes qe nuk kane te bejne me nje liber te dhuruar nga vete autori me nje autograf te tij ndien detyrimin qe te vleresosh nje nga dhuratat me te bukura qe mund ti jepet njeriut. Por njohja dhe detyrimi mbeten deri ketu. Shija dhe mbresa qe te le ajo qe sapo ke lexuar kalon kufijte e detyrimit moral apo te njohjes personale duke bere qe te marresh guximin te shprehesh dicka per ate vlere qe libri i sapolexuar te ka dhuruar per me teper qe je i bindur ne vetvete qe libri eshte vlere e shtuar vlere siperore ne botimet shqiptare te socio-kultures. shte fjala per librin Konvergjenca Intelektuale te autorit dr. Ibrahim Berisha sociolog politolog shkrimtar kulturolog profesor i Fakultetit Filozofik ne Prishtines doktoruar ne fushen e sociologjise se komunikimeve.
Ne natyren time te leximit gje qe dikujt nuk do ti pelqeje thjesht per dhunimin estetik qe i behet librit keshtu do ta percaktonte dikush une nenvizoj cdo gje qe me duket me vlere apo qe ne shijet e mia personale le mbresa te vecanta dhe ne perfundim te leximit pse jo dhe me vone rilexoj ato qe kam nenvizuar duke rindier dhe njehere ato qe kam ndier gjate leximit. Keshtu duke iu rikthyer librit te Ibrahim Berishes ai tashme ishte kthyer ne nje liber te nenvizuar ne te gjitha faqet e tij pse jo dhe me disa shenime ne ane dhe me nje indeks te gjere termash politike kulturore sociale etj.
Konvergjenca Intelektuale e dr. Ibrahim Berishes vjen e konceptuar ne disa nentituj ese te vecanta ku cdo i tille eshte nje trajtim i vecante i nje teme te vecante e te gjitha se bashku japin nje kompozim integral ne permbajtje mbeshtetur ne nje literature te gjere e cila duke mos u renduar me shenime ne fund te faqeve me referenca thekson me teper edhe karakterin estetik te librit perpos te tjerash. Ne shenimet e mia do te bej nje veshtrim te shkurter duke ruajtur renditjen e autorit duke u ndalur diku me shume e diku me pak kjo dhe ne lidhje me ato mbresa personale per tema te vecanta te trajtuara ne kete vellim. Por ajo qe dua te theksoj qe ne fillim eshte fakti se pavaresisht vecantive te cdo ideje te trajtuar ne kendveshtrimin tim une e vleresoj kete liber ne tri drejtime kryesore
Se pari temat qe trajton ne kete vellim perbejne nje studim te detajuar te disa dukurive socio-kulturore me karakter filozofik-psikologjik e shoqeror qe ne plan te pare duken te nje karakteri shkencor e skolaresk por nga skrupuloziteti i te trajtuarit perbejne nje interes te nje lexuesi te gjere te cdo niveli pavaresisht nga interesat formimi apo angazhimet personale te gjithkujt.
Se dyti studimet e paraqitura ne kete vellim pasqyrojne nje studim te gjere te autorit kjo shkruar estetikisht e mbeshtetur ne shume zera te njohur te filozofise psikologjise sociologjise etj. duke filluar qe nga Platoni e deri ne personalitete te diteve tona pa harruar ketu dhe shume korifenj te mendimit kulturor e politik shqiptar. Ne kete kendveshtrim vellimi ne fjale pervec rrjedhoje e nje studimi te gjere te autorit te nje literature te gjere boterore perben ne vetvete dhe nje burim te madh per ate qe e lexon ne njohjen e mendimit teorik boteror dhe eksponenteve te tyre.
Se treti dhe qe ne rastin e lexuesit shqiptar eshte me e rendesishmja autori teorine e tij ne shume dukuri te shprehura te argumentuara me zera te njohur te literatures boterore dhe ate shqiptare e zberthen dhe e sjell te pranishme ne realitetin shqiptar e argumenton me kombin tone dhe shprehimin e dukurive te tij thellesisht shkencore ne lidhje te ngushte me ate qe ndodh ne kulturen tone ne kombin tone me njerezit tane.
Konvergjenca intelektuale
Jo pa qellim autori e ka titulluar dhe gjithe librin me titullin e ketij studimi i cili i ndare ne disa nenceshtje perben studimin me serioz te ketij vellimi dhe pse jo nje nga studimet me te arrira ne Shqiperi e Kosove ne keto vite. Aq sa shkencor aq sa i mbeshtetur ne filozofine me te gjere boterore tema e konvergjences intelektuale me argumentet dhe perqasjet me teorite me te njohura ne kete fushe e lidhur ngushte me realitetin qe merr persiper te pasqyroje e bejne kete studim ne mendimin tim nje reference serioze per kedo qe eshte i interesuar te zgjeroje njohurite e tij qofshin keto dhe skolastike apo edhe si nje i interesuar drejtperdrejt per rolin e intelektualit ne shoqerine tone dhe raportet e ketij fenomeni me shume dukuri te tjera qofshin keto shoqerore politike apo dhe ne fushen e psikologjise dhe etikes sociale.
Duke e filluar analizen e vet qe nga antikiteti qe me lindjen e konceptit te pushtetit te popullit demos-cratias e deri ne ditet tona e lidhur kjo ngushte me zhvillimin e artit dhe te kultures autori pohon formimin e figures se intelektualit si nje figure qe po krijohej si nje trajtim i vecante i punes krijuese e asaj mendore ne raporte te tjera me punen fizike. Ne kete evolucion te termit intelektual ai ne menyre te vecante ndalet ne nje nga vecorite me sinjifikative te ketij fenomeni ne ate raportit te termit intelektual me profesionin e politikanit si profesion i intelektualit dhe te politikes si shprehje e intelektualizmit si profesion. Duke njohur mire argumentin te cilin merr persiper ta trajtoje Ibrahim Berisha ne menyre racionale pohon Aspiratat e njerezve te politikes per te qene intelektuale per tu trajtuar dhe vleresuar si intelektuale pra nuk eshte e thene qe meqe jane ne politike jane patjeter te tille - shenimi im dhe ne anen tjeter aspirata e intelektualeve per te qene jo ze vec racional por shume me shume ze moral i shnderron ata ne elemente politike jo kreativ te identifikueshem fondamentalisht me krize vlerash f.83. Shume evident eshte ky fenomen ne periudhen e regjimit komunist kur eshte i njohur fakti i rendjes se politikes drejt patronimit te intelektualizmit apo dhe rreshtimi i disa intelektualeve te fushave te ndryshme ose drejtperdrejt politikes ose nen presionin e saj. Duke analizuar kete fenomen ne menyre te drejtperdrejte autori duke cituar Rajt Mills pohon se ...kur dominon forca mbi mendjen atehere autoriteti i se vertetes zevendesohet nga e verteta e autoritetit f.84. shte interesant dhe teper domethenes konstatimi qe ai ben per vecorite e disidentimit te intelektualeve shqiptare lidhur kjo dhe me shume te thena e te pathena qe sot shkruhen e thuhen per kete teme duke pohuar ...Ne kuptimin qe e perkufizon rolin e nje disidenti antikomunisti publik brenda administrates te regjimit ne boten shqiptare nuk kishte duke e argumentuar kete me faktin se nuk ishte e mundur te kishte per arsye fizike se sanksioni ishte drastik... f.85. Ndersa per ate pjese te intelektualeve qe i sherbyen politikes autori pa ekuivok argumenton ne menyre te drejtperdrejte kete dukuri e pare kjo nga kendveshtrimi i politikes ndaj intelektualeve. E vetmja pervoje jo spekulative e ketyre viteve qendron ne faktin se politikes nuk i duhej dija kritike e intelektualeve por vetem here-here u nevojiteshin intelektualet per te krijuar iluzionin demokratik se elita eshte ne politike intelektualet jane politikane dhe keshtu edhe politika eshte intelektuale. Per ta ilustruar kete nuk eshte e nevojshme mjafton nje veshtrim retrospektiv dhe kushdo eshte koshient i se vertetes se asaj qe sapo cituam. Ne kete pike interes paraqet fakti qe nga ana e tyre keta intelektuale ne sherbim te politikes pa dashur kthehen ne utopiste duke besuar ate qe nuk jane ne te vertete. Duke cituar Leotar jepet shpjegimi i asaj qe thame...
Leotar ka verejtur se utopizmi i intelektualeve eshte jofunksional. Pazari politik ua shkaterron tregun e ideve intelektuale dhe keshtu ata ne politike nuk dalin me shume se utopiste dhe enderrimtare qesharake duke e argumentuar kete fare thjesht intelektualet nuk jane vecse utopiste ndersa vetvetiu politikanet jane pragmatiste se nuk merren me projekte te se ardhmes por me shfrytezimin e ofertes se tashme kryesisht duke u thirrur ne te kaluaren e veshtire apo ne rrezikimin e se ardhmes f.89. Dhe ne perforcim te kesaj ideje autori i kthehet filozofise dekartiane. Filozofi Dekart thoshte ...nuk eshte e mjaftueshme te kesh dije eshte me e rendesishme qe ate ta shfrytezosh si duhet.. f.89.
Ne vazhdim te studimit te tij Ibrahim Berisha ne synim te argumentimit te asaj qe ai e perkufizon konvergjenca intelektuale e zberthen kete ne disa teza apo nenceshtje.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›