E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis sezoni i eksporteve

Bizneset eksportuese konfirmojnë kërkesën në rritje të  bizneseve të huaja për të blerë mallra shqiptarë. Një fakt i tillë është reflektuar në rritjen e lartë të eksporteve për muajin prill, tendencë e cila pritet të ruhet edhe përgjatë muajit maj.
Sipas Alban Zusit, kryetar i Shoqatës së Eksportuesve, në këtë rritje përfshihet kryesisht veprimatria tregtare e disa bizneseve të qëndrueshme, të cilët i kanë bërë ballë krizës.
Sipas zotit Zusi, rritja e eksportit të mineraleve dhe metaleve, të cilat për majin qëndronin në toplistën e eksporteve, janë mallra sezonale. Sipas tij, është e nevojshme të nxitet nga qeveria eksporti i mallrave prodhuese, siç janë ato bujqësore.
Ndërkaq, për majin eksportet pritet të rriten edhe më tepër, pasi për më tepër se 2 javë ka nisur eksporti aktiv i energjisë, pas gati 2 vjet ndërpreje.
Sipas të dhënave të INSTAT, për muajin prill eksportet u rritën me 27.1 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›