E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korrupsioni tashme nje superinstitucion

Korrupsioni ne Shqiperi ka arritur shkallen me te larte te pjekurise ka fituar statusin e nje fenomeni dhe veprimtarie normale qe zhvillohet hapur si nje veprimtari legale duke sunduar tere shoqerine. Ai korrupsioni ka pesuar nje ndryshim cilesor te dukshem ne forme ne paraqitje ne intensitet ne shtrirje dhe nderkohe ka ngritur infrastrukturen e vetembrojtjes. Arritjen e kesaj gjendjeje cilesisht te re te korrupsionit e provojne tiparet e shfaqjes se tij ne jeten e perditshme te shoqerise perfshi edhe zhvillimet e fundit brenda Qeverise.

1. Korrupsioni nga nje dukuri sporadike dhe e mefshte ne vitet e para te tranzicionit eshte shnderruar ne nje fenomen te shtrire multidimensionalisht ne te gjitha fushat e veprimtarise dhe ne te gjitha strukturat shteterore. Tashme nuk ka fushe te veprimtarise shoqerore-ekonomike qe te mos ushtrohen praktika apo procedura korruptive ashtu si nderkohe eshte veshtire te gjesh institucion dhe hallka drejtuese te institucioneve te paperfshira ne keto procedura antiligjore dhe korruptive. Qe nga blerjet e vogla me leke ne dore te materialeve kancelerike te institucioneve shteterore ne tenderet me fondet publike ne privatizimet e prones publike ne dhenien e koncesioneve ne blerjen e medikamenteve per spitalet shteterore emerimet ne administraten shteterore etj. konstatohen shkelje te ligjit me qellime perfitimi.
Po te lexosh raportet e Kontrollit te Larte te Shtetit te Avokatit te Prokurimeve te Agjencise te Prokurimeve Publike apo morine e madhe te ankimimeve te subjekteve private shume lehte do te kuptosh qe asnje tender apo shit-blerje nuk iu ka shpetuar procedurave korruptive dhe se vetem ndonje nga pastrueset e institucioneve do te kete mbetur jashte ketyre praktikave korruptive.

Ne raportet e Kontrolli te Larte te Shtetit flitet per shperdorime e deme ekonomike ne shuma qindra milioneshe ne leke apo ne euro te bera nga te gjitha institucionet shteterore. Ne fushen e sherbimeve eshte e veshtire te perfitosh sherbimin pa paguar taksen e postit ku paraqitesh qofte ky sherbim per nje dokumentacion te thjeshte apo deri ne sherbimin mjekesor. Ne fushen e privatizimeve ne menyren me te turpshme e me te neveritshme kane spikatur finalizimet e privatizimeve qe vete Berisha ne muajt e fundit te opozites se vet e pati anatemuar si privatizime teresisht korruptive. Aksioni i fundit per privatizimin e prones publike te shpallur nga Qeveria do te kete te njejtin fat.
Me praktika te tilla antiligjore dhe korruptive jane shoqeruar procedurat e dhenies se koncesioneve ne burimet hidroenergjetike ku pas pese vjetesh qeverisjeje duket sheshit se burimet hidrike dhe eolike jane dhene peng ne duar te ndryshme.

Ne keto procedura gjen te implikuar me dashje apo natyrisht nen urdhra te eproreve me se shumti pa shkrim jo pak nepunes te te gjitha rangjeve dhe te te gjitha strukturave ku kalojne keto praktika deri ne certifikimin e tyre por edhe institucione si agjenci ministri qeveri dhe deri Parlamenti.
2. Korrupsioni nga nje dukuri e ushtruar nga individe te shkathet apo grup individesh te tille me pushtet eshte shnderruar ne nje veprimtari te mire organizuar sipas nje platforme veprimi te qarte duke koordinuar veprimtarite paralelisht nga poshte-lart dhe anasjelltas.
Nje numer i madh tenderesh me fonde publike privatizime apo koncesione jane nisur dhe nisen me procedura korruptive te shoqeruara me urdhra publikime apo vendime qeverie e deri miratime nga parlamenti. Kjo platforme qe po zbatohet me mjeshteri nga institucionet qendrore ne vetvete afersisht mund te pershkruhet
- pergatitjen e mjedisit ligjor qe te leje shteg e te favorizoje proceduren korruptive
- kryerjen formale te procedurave qofte edhe nen kamerat televizive
- marrjen e vendimeve te paravendosura
- miratimin ne keshillin e ministrave
- miratimin me procedura te pershpejtuara ne parlament
- marrje ne mbrojtje prej qeverise se institucionit apo titullarit ku eshte bere shkelja
- presion ndaj institucioneve te drejtesise
- perdorimin e imunitetit per te mbrojtur shkelesin e ligjit.

shte bere e udhes qe ne aferat korruptive te medha te zvarriten hetimet ministrat te mos shkojne ne seancat hetimore te prokurorise qeveria te deklaroje nje mbeshtetje te hapur ndaj te akuzuarve duke perdorur termin vendim e veprim kolegjial interes kombetar... te behet nje presion i hapur dhe i forte ndaj prokurorise e gjykates si institucione prej foltoreve te Kuvendit apo Qeverise... te zvarriten proceset gjyqesore here per mungese avokatesh e here per mungese gjyqtaresh etj. dukuri.
shte per te shenuar se tipare te tilla dhe nje status te tille korrupsioni e merr kur arrin shkallen me te larte te pjekurise se vet dhe nje gjendje te tille do ta kishin per zili edhe Dinastite apo Klikat qe kane pas qeverisur Haitin Hondurasin etj. vende te Amerikes Qendrore e Latine.
eshtja eshte se kur korrupsioni arrin nje shkalle te tille pjekurie pasojat qe i vijne vendit dhe qytetareve jane te medha e te renda dhe riparimi i tyre mbart nje kosto shume te larte.
Per te crrenjosur korrupsionin duhet vullnet politik pasterti e pergjegjshmeri ne qeverisje veti keto qe qeverise dhe mazhorances se sotme i mungojne. Qeverite qe do te vijne do te duhet te luftojne shume per te cmontuar makinen e korrupsionit dhe per te crrenjosur bazamentet prej hekur betoni te kesaj makine gjigante.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›