Martin Camaj qytetar i Shkodres
Martin Camaj nje prej penave me te njohura te letersise shqipe eshte nderuar me titullin Qytetar Nderi i Shkodres Pas vdekjes. Dhenia e ketij titulli per njeriun e letrave shqipe ne pervjetorin e 85 te lindjes eshte miratuar ne mbledhjen e djeshme te Keshillit Bashkiak te Shkodres. Keshilltaret kane votuar pro propozimit te bere per dhenien e ketij titulli nga Komisioni i Vleresimit te Figurave. Titulli Qytetar Nderi i Shkodres me i larti qe jepet nga Keshilli Bashkiak i ketij qyteti i eshte dhene edhe Kole Gurashit i njohur si mjeshter i ahengut shkodran dhe percues i vlerave te folklorit dhe kenges popullore qytetare te Shkodres.
Martin Camaj lindi ne Temal te Dukagjinit me 21 korrik 1925.
Ai mori edukate klasike ne Kolegjin Saverian te Shkodres te drejtuar nga eterit jezuite. Mbas pak kohesh per shkak te vendosjes se regjimit komunist ne Shqiperi Camaj do te arratiset nga vendi per ne Jugosllavi ku ia del te regjistrohet si student ne Universitetin e Beogradit. Atje mesoi italianistike romanistike teori letersie gjuhe klasike dhe sllavistike nje bote e re kjo per nje intelektual si ai te edukuar ne Shkoder. Largohet nga Jugosllavia ne veren e vitit 1956. Shkon ne Rome ku studion serish dhe doktorohet. Ne Rome ndjek rrethet letrare te ketij qyteti ku njihet edhe me autoret emigrante nga vende te ndryshme lindore ruse rumune dhe sidomos me poete baltike. Ishin te gjithe anetare te nje PEN-klubi me qender ne Londer.
Atje nen kujdesin e Koliqit behet kryeredaktor i revistes Shejzat 1957-1975 dhe studion se afermi boten arbereshe. Me 1961 transferohet ne Mynih Gjermani ku specializohet perfundimisht ne gjuhesine shqipe duke mos u shkeputur nga letersia. Camaj u be profesor i gjuhes dhe i letersise shqiptare ne Universitetin e Mynihut dhe mbeti atje gjithe jeten deri sa vdiq me 1992.
Camaj eshte edhe nje nder albanologet me te shquar kryesisht me punimet e tij mbi gjuhen shqipe historine dhe te sotmen e saj. Nder studimet kryesore mund te permenden Meshari i Gjon Buzukut Rome 1960 Tekst mesimor i gjuhes shqipe iesbaden 1969 E folmja shqipe ne provincen e Avelinos Firence 1971 Gramatika shqipe iesbaden 1984 si dhe antologjine Kenge shqiptare Dsseldorf 1974.