E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosacev: Asnje ngjashmeri mes Kosoves e Osetise

Kryetari i Komitetit per marredhenie nderkombetare ne Dumen ruse, Konstantin Kosacev ka deklaruar se mes situates ne Kosove dhe asaj ne krahinat e Abkhazise dhe Osetise se Jugut nuk ka asnje lidhje.

Sipas tij, ato shtete qe kane njohur Kosoven kane shkelur te drejten nderkombetare, ndersa njohja e Osetise dhe Abkhazise nga Moska ka ardhur si konfirmim i gjendjes faktike qe mbizoteron ne Gjeorgji per nje kohe te gjate.

“Perfundimisht nuk ka asnje lidhje mes vendimit tone per te njohur Abkhazine dhe Osetine e Jugut dhe qendrimit per te mos njohur pavaresine e Kosoves. Qendrimi yne per ceshtjen e Kosoves nuk ka ndryshuar. Nuk besojme se njohja e pavaaresise nga ana e disa shteteve evropiane dhe transatlantike ka qene e drejte pasi jane shkelur ligjet nderkombetare”, ka pohuar Kosacev.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›