Kosana Radojeviç, recital në Tiranë
11/12/2008 Një koncert recital i pianistes malazeze Kosana Radojeviç është shfaqur mbrëmjen e së hënës në kuadër të “Stinës skenike 2008” në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit. Pjesë nga Johann Sebastian Bach (1685-1750), Ludvig Van Beethoven (1770-1827), prelude nga Frederic Chopin (1810-1849) janë interpretuar nga pianistja Radojeviç.
Artisja ka filluar studimet e muzikës në moshën 7-vjeçare. Pas mbarimit të shkollës së muzikës “Kornelije Stankoviç” në Beograd nën drejtimin e prof. Branka Dojcinoviç, studioi për piano në Akademinë e Muzikës në Podgoricë, në klasën e prof. Mariana Mike. Studimet i vazhdoi në Moskë në GMU “Gnjesinih” në klasën e prof. Vjeceslava Gabrijelova. Tek e njëjta profesore diplomoi në universitetin e Malit të Zi më 1992 dhe magjistroi te prof. Vladimir Bockarjov në vitin 2002. Është fituese e shumë çmimeve për piano, në konkurset e nxënësve dhe studentëve si në nivel kombëtar, ashtu edhe ndërkombëtar. Si soliste ka realizuar shumë koncerte si në Teatrin Kombëtar malazez, Podgoricë, teatri mbretëror “Zetski dom” - Cetine, festivali “Grad Teatar” - Budve, Qendra Kulturore e Malit të Zi – Paris, Akademia Serbe e Shkencës dhe Artit – Beograd, salla e koncerteve “Vatroslav Lisinski” – Zagreb etj. Merret me studime të interpretimeve komperative në piano. Ka botuar disa vepra: “Sfida e botës poetike të prelediumeve të Shopenit”, hulumtime për kuptimin barkarole të F. Shopenit.
Punon në Akademinë e Muzikës në Universitetin e Malit të Zi, në Cetinë.