Koshtunica: Nikoliç ka legalizuar pavarësinë e Kosovës
07-02-2013 / Gazeta 55
Kryetari i Partisë Demokratike të Serbisë, Vojisllav Koshtunica, i njohur për qëndrimin e tij nacionalist ndaj Kosovës, ka vlerësuar se në takimin e mbrëmshëm me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliç ka legalizuar pavarësinë e Kosovës.
Marrëveshjet e arritura para këtij takimi dhe ato që do të arrihen pas këtij takimi, siç transmeton njoftimin RTK, Koshtunica i ka vlerësuar shumë të pafavorshme për Serbinë.
Ai ka kërkuar edhe dorëheqjen e kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiç, i cili, siç ka thënë Koshtunica, hap pas hapi në dialog me kryeministrin e Kosovës po çimenton kufirin midis Kosovës dhe Serbisë.