E Diel, 1 Nëntor 2026

Beograd, merr flakë motori, avioni bën ulje urgjente

 

BEOGRAD- Një avion i kompanisë gjermane "Lufthansa", është detyruar të bëjë ulje urgjente sot në mëngjes në aeroportin Surcin. Sipas B92, shkak u bë motori i avionit i cili mori flakë në fluturim. Të gjithë anëtarët e ekuipazhit dhe 162 pasagjerët u evakuuan shëndoshë e mirë nga avioni. Avioni ishte nisur nga Dyseldorf (veriperëndim i Gjermanisë) me destinacion -Antalia (jug i Turqisë). Avioi u detyrua të bënte ulje urgjente rreth orës 07:05, kur një nga motorrët e tij mori flakë.

(s.g/BalkanWeb)



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›