Rusia dhe Kina rrisin shpenzimet ushtarake

Rusia dhe Kina kanë qenë në mesin e disa vendeve që kanë rritur shpenzimet ushtarake vitin e kaluar, me gjithë krizën globale financiare. Kështu ka bërë të ditur Instituti Ndërkombëtar për Kërkime i Stokholmit.
Në studimin e tij vjetor thuhet se Rusia ka rritur shpenzimet ushtarake për 8 miliardë dollarë, një rritje prej 9.3 për qind për dallim nga viti 2010.
Si rezultat, Rusia ka kërcyer përpara Britanisë dhe Francës, për t’u bërë shpenzuesja e tretë më e madhe në botë për armët.
Në anën tjetër, Kina ka rritur blerjet e armëve për 6.7 për qind. Ajo vazhdon të mbetet pas Shteteve të Bashkuara, deri më tash shpenzueses më të mëdha ushtarake në botë.