E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosor Anetaresimi ne BE kthim ne shtepi

Kryeministrja kroate Jadranka Kosor ka deklaruar se e ardhmja evropiane e Kroacisë është e pashmangshme.

“Me përfundimin e bisedimeve dhe anëtarësimin në BE, populli kroat do të kthehet në shtëpinë e tij, sepse ne e ndjejmë që i përkasim atij qytetërimi”, ka pohuar Kosor.

Këtë deklaratë shefja e qeverisë kroate e ka bërë në kongresin e ekonomisë evropiane, ku ishte e ftuar speciale.

Kroacia është vendi ballkanas që ndodhet më pranë anëtarësimit në BE, pasi ka përmbushur shumicën e kërkesave të parashtruara nga Brukseli.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›