E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tjetër akuzë për ngacmim seksual ndaj Shtraus-Kahn

Shkrimtarja franceze, Tristane Banon, ka bërë të ditur përmes avokatit të saj se do të paraqesë një ankesë për ngacmim seksual gjatë një incidenti të ndodhur në vitin 2002.

Bashkimi Evropian thekson se skandali që rrethon Shtraus-Kahn-in nuk duhet të ndikojë ndihmat ekonomike për shtetet evropiane në krizë.

Fondi Monetar ndërkombëtar ka luajtur një rol kyç në organizimin e paketave të shpëtimit për shtete evropiane në telashe ekonomike si Greqia, Irlanda dhe Portugalia.

“Po planifikojmë të bëjmë një ankesë. Unë po punoj me të”, theksoi avokati mbrojtës i Banon, David Koubi për agjencinë e lajmeve “AFP”. Nga ana tjetër, avokatët e Shtraus-Kahn nuk janë prononcuar lidhur me akuzat e reja.

Sipas versionit të Banon, Shtraus-Kahn i kishte thënë se do të fliste me të vetëm nëse ajo i mban dorën. Më pas ai iu afrua dhe më shumë për të arritur deri aty sa Banon u detyrua ta përzinte.

Nëna e Tristane Banon, Anna Mansouret, politikane në partinë e Shtaraus Kahnit në Francë, theksoi se e kishte bindur të bijën asokohe për të mos ngritur akuzë ndaj ngacmuesit.

“Dua të theksoj se arsyeja e vetme përse Tristane nuk ngriti akuzën atëherë është se unë e binda të mos e bënte këtë. Unë mendoja se ishte më mirë për të të mos e bënte”, theksoi për televizionin shtetëror francez Mansouret duke shtuar se tanimë nuk mendon më ashtu.

62-vjeçari po u nënshtrohet testeve mjekësore para se të paraqitet para një gjykate në Nju Jork, e cila do të vendose lirimin me kusht ose mbajtjen nën arrest. Avokatët e Shtaus-Kahn pretendojnë se klienti i tyre është larguar nga hoteli një orë para orës që kamerierja pretendon se është ngacmuar seksualisht.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-05-16 17:25
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›