Kërkohet mandat ndërkombëtar arresti për Gadafin

Luis Moreno-Okampo vlerësoi dëshminë kundër tre liderëve libian si “shumë të forta” gjatë një konference për shtyp të hënën, dhe shprehu besimin e tij për t’i paraqitur ata para gjykatës.
Kërkesa vjen vetëm tre muaj pas fillimit të trazirave në Libi për rrëzimin e Muamar Gadafit, prej 41-vjetësh në pushtet.
Okampo pritet të paraqesë në Hagë një dosje prej 74-faqesh ku do të konkretizojë akuzat kundër kolonel Gadafit.
Gjyqtarët do të vendosin nëse do të refuzojnë kërkesën dhe të kërkojnë më shumë prova ose do të konfirmojnë krimet kundër njerëzimit dhe do të lëshojnë një mandat ndërkombëtar arresti./Start/F.P/
2011-05-16 16:19