E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiptarët e Luginës së Preshevës do të bojkotojnë regjistrimin

Shqiptarët në Luginën e Preshevës do të bojktojnë regjistrimin e popullsisë që do të zhvillohet më 1 tetor në Serbi.

Vendimi është vendosur sot njëzëri nga Kuvendi i Këshilltarëve Shqiptarë të komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, në mbledhjen e mbajtur në Preshevë.

“Pas analizës përbajtësore të aktiviteteve të zhvilluara nga enti republikan për statistikë, në procesin e regjistrimit të popullsisë, Kuvendi, fton qytetarët shqiptarë në bojkotimin e regjistrimit të popullsisë që do të mbahet në tetor të vitit 2011”, thuhet në vendim.

Këshilltarët shqiptarë vlerësuan mosekzistimin e formularëve në gjuhën shqipe, që cënon të drejtën e respektimit të gjuhës amtare, moskrijimin e kushteve për kthimin e popullatës së dëbuar më 1999, largimin në masë të popullatës që nga viti 1999 për shkaqe pasigurie, etj.

Gjithashtu u vlerësuan edhe pengesat në paisjen e qytetarëve me dokumentacion personal, veçanarisht problemet në rregullimin e venbanimeve, centralizimi i i metodës së zgjedhjes së instruktorëve dhe regjistruesve, paisjen e refugjatëve serb dhe rom nga Kosova, Kroacia e Bosna me dokumentacion vendbanimi, etj. Kjo sipas Këshillit të Këshilltarëve Shqiptarë të Luginës së Preshevës rrezikon ndryshimin artificial të strukturës demografike në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Këshilltarët shqiptarë morën vendim për mbajtjen e një proteste më 13 shtator në Bujanoc për arsimin shqip në Luginë, dhe më pas protestë më 21 shtator në Preshevë, për shkak situatës dhe politikës diskriminuese nga qeveria e Serbisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›