Nga torturat ne liri - Peisazhi i ri mediatik ne Tunizi

Fjala dhe fotografia ishte arma e tyre ne lufte kunder diktatorit
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Foto simbolikeFahem Boukadous po shijon driten e diellit. Ende nuk i besohet. Ai ndodhet me te vertete i ulur ne Avenue Bourguiba ne bulevardin me te njohur te Tunisit - dhe mbush mushkerite me liri. Perballe ende e fshehur pas telave me gjemba ndodhet Ministria e Brendshme aty ne dhomat e marrjes ne pyetje ne bodrumet e nderteses kishte marre hak ndaj shume gazetareve regjimi i Ben Alise. Sepse fjala sepse fotografia ishte arma e tyre ne lufte kunder diktatorit nderkohe te rrezuar. Mbi 20 vjet punoi Fahem Boukadous kunder Ben Alise. Kete atij iu desh ta paguaje shtrenjte me tortura dhe me burgim. Syte e Fahemit tregojne se ai duhet te kete perjetuar mundime te paperfytyrueshme. Per to ai nuk deshiron te flase me.
Regjimi me ka damkosur gjithnje si aktivist si terrorist. Kurse tani mund te jem me ne fund ai qe jam prej kohesh dhe kjo eshte nje ndjesi madheshtore Fahem Boukadous eshte tani fare zyrtarisht gazetar ne Tunizi
Disa qindra metra me tej- ne godinen e gazetes se perditshme La Presse Tunisie. Fouzia Mezzi eshte e lodhur - shume ore gjume kryeredaktorja e re nuk arrin te fleje. Ajo duhet te vendose kokeposhte nje sistem te vjeter prej dekadash te krijoje besim. Ajo duhet te vendose rregull ne nje gazete e cila ishte e denuar te bente propagande dhe vetecensure ashtu si i gjithe shtypi i diktatures represive te Ben-Alise. Nuk eshte pune e lehte.
Peisazhi mediatik ndryshon me nje shpejtesi thuajse marramendese
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Gazetaret bejne jete te rrezikshmeNe kemi nje etos profesional gazetaresk te cilin nuk na lejohej kurre ta perdornim- kurse tani gjithcka eshte ndryshe. Tani duhet te konfirmojme se cili eshte qendrimi yne ndaj vlerave te profesionit tone. Po si veprohet me kete liri Ne duhet te mesojme nga e para qe te jemi te lire qe te durojme mendimet e te tjereve te perballojme debatet. Ne duhet te gjejme veten ne nje shoqeri pluraliste. Per me shume se 20 vjet keto kane qene fjale boshe per ne
Tani keto fjale duhet te mbushen me ne fund me permbajtje. Dhe kjo ne nje kohe kur peizazhi mediatik i Tunizise ndryshon me nje shpejtesi thuajse marramendese. INRIC komisioni i pavarur per reformen e medieve dhe te komunikimit punon tani ne nje ligj te ri per mediet - ai do te jete baza per lirine e vertete te medieve. Nderkohe po rritet shumellojshmeria e medieve interneti eshte i lire autoritetet shteterore te medieve japin licensa te reja deri tani ne te gjithe vendin eshte lejuar dalja e 120 gazetave dhjete stacioneve radiofonike dhe pese stacioneve televizive.
160
Autor Alexander Gbel / Auron Dodi
Redaktoi Esat Ahmeti
160