Kosovë, KQZ jep rezultatet paraprake, PDK fiton zgjedhjet me 33.5 për qind

KQZ shpall PDK-në e Hashim Thacit fituese të zgjedhjeve të 12 dhjetorit në Kosovë me 33.5 për qind të votave, e ndjekur nga LDK e ISa Mustafës me 23.6 për qind të votave. Rezultatet përfshijnë gati 99 për qind të votës së hedhur, pasi kanë mbetur pa numëruar vetëm 23 vendvotime në të gjithë Kosovën. Forca e tretë politike në vend ka dalë Lëvizja Vetevendosja me 12.2 për qind të votave, më tej renditet AAk e ramush haradinajt me 10.8 për qind, AKR e Behxhet PAcollit me 7.1 për qind, LDD e Nexhat Dacit me 3.3 për qind, dhe FER me 2.2 për qind.
"Këto rezultate preliminare i kemi pranuar nga komisionet komunare të zgjedhjeve, dhe janë vetëm për subjektet politike dhe jo për kandidatët e tyre", tha Valdete Daka, kryetare e KQZ.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka deklaruar se pjesëmarrja në votime është 47.5 për qind, ndërkohë që ka njoftuar se pas përfundimit të numërimit dhe në pjesën e mbetur të kutive, partitë politike do adresojnë vërejtjet e tyre për parregullësi të mundshme. Vetëm pas tetë ditësh, KQZ mund të nxjerrë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve, pasi të ndiqen procedurat e ankimimit. "Ne i kemi organizuar zgjedhjet, jane organizuar si jane organizuar, ka ndodhur cfarë ka ndodhur, nëse ka ndodhur dhe për këtë komisioni i ankimimit e jep përgjigjen në ankesa", vijoi Daka. Sipas Dakës, në këto rezultate përfshihen edhe të dhënat e komunave të kontestuara nga partitë politike. Në një vlerësim të përgjithshëm, kryetarja e KQZ-së ka thënë se I konsideron zgjedhjet shumë të suksesshme.
Juli Prifti Azhornuar së fundi ( e martë , 14 dhjetor 2010 )