Sulm kamikaze në Iran, dhjetra të vrarë

Një sulm kamikaz në një qytet iranian shkakton dhjetëra të vrarë e të plagosur. Mediat iraniane raportojnë se sulmi ndodhi në afërsi të një xhamie në Iranin jug-lindor. Kamikazi hodhi veten në erë jashtë xhamisë ‘Imam Hysein’ në qytetin Çahbakar afër kufirit me Pakistanin.
Një zyrtar i shoqërisë iraniane të Gjysmëhënës së Kuqe tha se të paktën 15 njerëz janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur. Ministria e Brendshme në shtetin islamik nuk e ka konfirmuar ende numrin e vriktimave, por bën të ditur se të paktën 60 persona janë plagosur pas shpërthimit. Sipas të njëjtave burime në shënjestër të sulmit kanë qenë një grup pelegrinësh pjesëmarrës në një ceremoni fetare shiite.
Mes viktimave ka dhjetëra fëmijë, thonë dëshmitarë nga vendngjarja, të cilët shprehen se kanë dëgjuar të paktën dy shpërthime në zonë ndërsa besimtarët festonin festën e Ashures .
Provinca e Sistan-Baluchistan edhe më herët ka qenë skenë e trazirave të dhunshme mes shumicës sunite dhe pakicës shiite.
Delina Bitraku