Vdesin 50 emigrantë indonezianë. Tentonin të shkonin në Australi

Të paktën 50 emigrantë kanë humbur jetën në përpjekje për ët arritur në brigjet veriperëndimore te Australisë. Rreth 30 të tjerë kanë mbetur të plagosur ndërsa barka me të cilën udhëtonin e mbingarkuar është përplasur nga dallgët buzë në shkëmbi përbri ishullit të krishtlindjeve.
Christmas Island ndodhet në Oqeanin Indian, 300 km larg brigjeve indoneziane. Aty ndodhet dhe qendra më e madhe e pritjes së emigrantëve që kërkojnë azil. Autoritetet nuk kanë bërë të ditur kombësinë e emigrantëve ndonëse dyshohet që pjesa më e madhe të jenë indonezianë.
Forcat e shpëtimit po punojnë ende për t’u ardhur në ndihmë dhjetra personave që rezultojnë të humbur, mes të cilëve dhe shumë fëmijë. Kryeministrja Julia Gillard ndërpreu pushimet e Krishtlindjeve për të ndjekur nga afër situatën.
Delina Bitraku