Kosovë, Kuvendi nis sesionin e vjeshtës
“Shqetësues është po ashtu fakti se kanë mbetur të paidentifikuara mbetjet mortore të më shumë se 400 trupave, të cilët vazhdojnë të mbahen në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, tha kryetari i Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Personat e Pagjetur dhe Peticione të Kuvendit të Kosovës, Ismet Beqiri, duke e marrë fjalën në hapje të sesionit vjeshtor.
Ai kërkoi “nga Komiteti Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur dhe nga qeveria e Kosovës të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për identifikimin e mbejtjeve mortore si dhe për ndriçimin e fatit edhe të rreth 200 personave të zhdukur”, si dhe nxjerrjen sa më shpejt të ligjit për personat e pagjetur. Në Kosovë, në vitet 1998-99 forcat serbe vranë e masakruan së paku 12 mijë shqiptarë dhe mijëra të tjerë i zhdukën duke i dërguar e groposur edhe në Serbi apo edhe duke i djegur.
Pas zbulimit të disa varrezave masive në Serbi, autoritetet e Beogradit kanë kthyer në Kosovë mbetjet mortore të 707 shqiptarëve në 18 kontingjente të veçanta, si dhe 90 qeske me mbetje mortore, por ende kërkohen më se 1 900 kosovarë të zhdukur, fati i të cilëve nuk është zbardhur.
Nënat e të zhdukurve deri para dy ditësh kanë qëndruar në një grevë urie më shumë se dyjavëshe para morgut në Prishtinë, ku mbahen mbetje ende të paidentifikuara të personave të zhdukur. Ato kanë ndërprerë grevën pasi janë siguruar nga institucionet e Kosovës se do të bëhet gjithçka e mundur për zbardhjen e fatit të të zhdukurve.