E Diel, 1 Nëntor 2026

Ivanov: Ambasador në Kosovë, pas zgjidhjes së “kufirit”

Kështu i ka thënë sot kreu i shtetit maqedonas Gjorgje Ivanov agjencisë Deutshe Welle. Duke folur për vonesën e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Kosovën, Ivanov ka deklaruar se "problemi i vetëm për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike varet nga pala kosovare". Sipas tij, "çdo gjë që ka të bëjë me kufirin nga ana e Maqedonisë është e kryer".

"Mbetet që tani komisioni kosovar të gjejë zgjidhje për vendosjen e gurëve kufitare në gjatësinë prej 1200 metrash, që të dërgojmë ambasadorin tonë në Prishtinë", ka deklaruar presidenti i Maqedonisë Gorgje Ivanov.  Ivanov thotë se Maqedonia, duke njohur pavarësinë e Kosovës, prishi marrëdhëniet me Serbinë.

"Me marrjen e postit prej meje, shfrytëzuam rastin për të rivendosur marrëdhëniet me Serbinë dhe ia arritëm qëllimit". Ndërkaq në lidhje me keqkuptimet dhe mosmarrëveshjet e mëhershme me Kosovën, Ivanov tha se ato janë tejkaluar me vizitën e Presidentit të Kosovës në Maqedoni, me të cilin është takuar dy herë, një herë në Vlorë dhe njëherë në Ohër. 

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›