Berisha mesazh urimi nga ambasadori rus
Ne mesazhin e tij, ambasadori rus Prishchepov uron Kryeministrin Berisha për suksese të reja në shërbimin për interesat dhe të mirën e popullit të Shqipërisë.
TIRANE- Kryeministri Sali Berisha mori sot një mesazh urimi nga ambasadori i Rusisë në Shqipëri, Aleksandër Prishchepov, me rastin e emërimit të tij në krye të qeverisë dhe votëbesimit të qeverisë të re.
Sipas zyrës së shtypit pranë kryeministrisë, në mesazhin e tij, ambasadori rus Prishchepov uron Kryeministrin Berisha edhe në emër të korpusit diplomatik të akredituar në Tiranë.
"Ju uroj, zoti kryeministër, suksese të reja në shërbimin tuaj për interesat dhe të mirën e popullit të Shqipërisë", thuhet në këtë mesazh urimi.
Qeveria e re e drejtuar nga Kryeministri Berisha u dekretua të hënën nga Presidenti i Republikës, ndërsa dje në mbrëmje u votbesua në parlament. Para fillimit zyrtarisht të punës, anëtarët e Këshillit të Ministrave u betuan sot para Presidentit të Republikës, Bamir Topi, gjatë një ceremonie zyrtare në Pallatin e Brigadave.
(s.g/BalkanWeb)