E Shtunë, 31 Tetor 2026

Betohen para Topit 15 ministrat e rinj

Pas betimit, pritet që të zhvillohet edhe mbledhja e parë e qeverisë së re. Ceremonia e betimit është zhvilluar në ambientet e presidencës. Një ditë më parë, Kuvendi miratoi listën në përbërje të Këshillit të Ministrave.

Në ceremoninë zyrtare të betimit të zhvilluar në Presidencë ishin të pranishëm, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, Kryetari e Gjykatës Kushtetuese, Vladimir Kristo, Kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi, Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Robert Çeku, Avokati i Popullit, Emir Dobjani, Kryetari i SHISH-it, Bahri Shaqiri, Kryetari i ILKP, Adriatik Llalla, Kryetari i Akademisë së Shkencave, Gudar Beqiraj, deputetë dhe anëtarë të kabinetit të Presidentit të Republikës.

Kështu, ministrat e betuar janë:

Zv. Kryeministër dhe Ministër i Jashtëm
Ilir Meta
Ministër i Brendshëm
Lulzim Basha
Ministër i Mbrojtjes
Arben Imami
Ministër i Financave
Ridvan Bode
Ministër i Ekonomisë
Dritan Prifti
Minister i Transporteve
Sokol Olldashi
Ministër i Drejtësisë
Bujar Nishani
Minister i Arsimit
Myqerem Tafaj
Ministër i Kulturës
Ferdinand Xhaferri
Ministër i Shëndetësisë
Petrit Vasili
Ministre Integrimi
Majlinda Bregu
Ministër i Bujqësisë
Genc Ruli
Ministër i Mjedisit
Fatmir Mediu
Minister i Punës
Spiro Ksera
Ministër Shteti
Genc Pollo

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›