BE: Të vendoset dialog midis pozitës dhe opozitës
Në një komunikatë, presidenca evropiane vlerëson faktin se zgjedhjet përmbushen një pjesë të mirë të angazhimeve të OSBE-së, edhe pse nuk realizuan tërësisht potencialin e Shqipërisë për t'ju përmbajtur standardeve më të larta për zgjedhje demokratike.
Gjithashtu, Bashkimi Evropian kërkon vendosjen e një dialogu politik konstruktiv mes pozitës dhe opozitës në Shqipëri. “Në veçanti, mbajtja e një dialogu permanent në parlament është një element kyç i demokracisë. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë një kusht i domosdoshëm për të përmbushur kriteret e anëtarësimit të plotë në BE”, thuhet në deklaratën e Presidencës së BE-së.
“BE angazhohet se do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në këtë proces të rëndësishëm, do të ndihmojë Shqipërinë të ecë përpara", përfundon deklarata.