E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita bojkoton Sejdiun: Është vegël e Thaçit

Opozita e ka arsyetuar këtë bojkot me shkeljet që presidenti Sejdiu i ka bërë Kushtetutës së Kosovës me mbajtjen e dy posteve, si dhe në shenjë revolte për mospërfilljen e opozitës në rastin e caktimit të datës së zgjedhjeve lokale.

Këtyre kritikave, Sejdiu u është përgjigjur duke thënë se ai në asnjë rast nuk ka shkelur Kushtetutën, kurse vendimin për zgjedhje, siç tha presidenti, e ka marrë në konsultim të plotë me të gjitha subjektet politike.

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, tha se AAK-ja dhe Lidhja Demokratike e Dardanisë bojkotuan seancën në momentin kur Sejdiu u është drejtuar deputetëve, pasi qpresidenti, sipas Gjinit, është shndërruar në vegël politike të kryeministrit Hashim Thaçi dhe si i tillë edhe po bën shkelje të vazhdueshme të Kushtetutës së Kosovës.

Start/rel

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›