AH1N1, viktima e 12-te e gripit te derrit ne Shqiperi
TIRANE- Shkon në 12 numri i personave te vdekur nga virusi AH1N1 në vendin tone. Viktima e fundit është një 64 vjecar nga Durrësi, i shtruar prej një muaji në senatorium. Ai mbahej me oksigjen ne reanimacionin e spitalit Shefqet Ndroqi, ndersa mjeket ksihin nisur trajtimin me tamiflu. Sipas zëdhënëses së Ministrisë së Shëndetësisë viktima ka qene duhanpires prej 30 vjetesh, ndersa vuante nga hipertensioni. Nderkaq behet e ditur se dy gra shtatzene te shtruara edhe ato ne reanimacionin e senastoriumit kane dale nga gjendja kritike per jeten. Te njejtat burime kane bere te ditur se 54-vjeçarja qe humbi jeten dy dite me pare ne spitalin e Korces ishte e prekur nga virusi i gripit të derrit. Sipas specialistëve, është dashur që të bëhen për herë të dytë analizat, pasi herën e parë ata kanë konfirmuar vetëm faktin se virusi ka qenë i tipit A. Specialistëve u është dashur më shumë kohë për shkak se mostra është marrë pas vdekjes së pacientes. 54-vjeçarja ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në sanatoriumin e Korçës, pasi ka qëndruar për më tepër se një javë nën kujdesin e mjekëve. Sipas bluzave të bardha, gruaja ishte shtruar në spital me probleme të rënda të traktit respirator dhe simptoma klinike të gripit të derrit. Ashtu si edhe në vitet e mëparshme, në javën e parë të vitit vërehet ulje e numrit të infeksioneve respiratore të raportuara në krahasim me javët paraardhëse, për shkak të ditëve të pushimit të festave të fundvitit.(s.g/Balkanweb)