E Diel, 1 Nëntor 2026

Vizita e Tadiçit në Kosovë dhe institucionet tona shtetërore

Për herë  të dytë pas zyrtarizmit të pavarësisë së Kosovës, presidenti i Serbisë, Boris Tadiq,  si në bashqe të babes, po futet në Kosovë.”Pas konsultimeve me institucionet vendore dhe ndërkombëtare kemi ardhur në përfundim që Tadiqit t’i lejohet  vizita vetëm në Manatirin e Deçanit për një ditë dhe ka karakter religjioz” theksoi zv/kryeministri Ramë Manaj. Tadiqi është president i Serbisë e jo  zyrtar fetar ,  prandaj edhe vizita e  tij në  Kosovë ka karakter  vetëm politik e jo religjioz. Aq më keq që në Kosovë vjen një president i Serbisë i veshur me petkun e demokratit e, në fakt, nuk është hiq më i mirë se Millosheviqi. Tadiqi nuk po e pranon pavarësinë e Kosovës, dhe as që e ka ndërmend ta bëjë këtë punë. Ende edhe dhjetë vjet pas përfundimit të luftës, nuk dihet për fatin 1880 të pagjeturve shqiptarë, të cilët gjenden diku në Serbi. Serbia, nën udhëheqjen e Tadiqit, kurrë deri më sot nuk e pa të arsyeshme të kërkojë falje për gjenocidin e ushtruar  mbi shqiptarët e pafajshëm në luftën e fundit. Ende nuk është tharë gjaku i shumë martirëve dhe dëshmorëve të kombit, të cilët dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Tadiq është shprehur i sigurt që, pas mendimit këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për legalitetin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, do të krijohet mundësia e vazhdimit të bisedimeve të Beogradit dhe Prishtinës për arritjen e një kompromisi për çështjen e statusit.Për këto dhe shumë fakte të tjera nuk është dashur të lejohet që Tadiqi  ta shkelë tokën e Kosovës. Këtë gjë e dinë fort mirë edhe bashkësia ndërkombëtare në Kosovë, e cila po  i lejon vizitat e padëshiruara të kreut serb e institucionet tona këtyre vizitave vetëm po ua bëjnë aminin. Beogradi zyrtar këtyre ditëve ka emëruar gjykatësit dhe prokurorët për fuqizimin e strukturave ilegale kriminale  serbe në veri të Mitrovicës dhe në brendi të  Kosovës. Po ashtu, qeveria e Serbisë ka ndarë 42 milionë euro për financimin e strukturave ilegale serbe. Edhe ashtu me planin e Ahtisarit për decentralizimin, minoriteti serb gati sa nuk barazohet me shqiptarët që janë shumicë.Se strukturat paralele ilegale serbe janë në periferi të ngjarjeve nga kreu shtetëror i Kosovës, flet fakti se në Kuvendin e Kosovës, kryeministri Hashim Thaçi deklaroj se nuk ka struktura paralele serbe, kurse në anën tjetër kryetari i Kosovës, Fatmir Sejdiu, kërkoi ndihmën e EULEX-it dhe të ICO-s për shuarjen  e strukturave paralele serbe, siç i quajnë gabimisht ata, kur dihet se këto janë struktura ilegale kriminale serbe.Kjo flet për moskoordinim të punëve  dhe mosaftësinë e institucioneve që ta mbrojnë integritetin territorial të Kosovës. Ose këto dy deklarata kontradiktore flasin edhe më shumë, se organet tona shtetrore   nuk kan fuqi për vendimmarrje në  çështje të ndishme, edhe pse e kanë mandatin e popullit  të dalë nga  Kushtetuta.  Me habiten  edhe dy propozime të  Agron Bajramit në “Koha Ditore” dhe nënkryetarës së AKR-së, Mimoza Kusarit-Lila . I pari, për çudi, u propozoi istitucioneve shtetorore të Kosovës që Tadiqi të pritet me të gjitha ceremonit zyrtare, që  është shumë e papranueshme . Të gjitha faktet e potencuara më lart në këtë shkrim, janë argumente më bollëk kundër një vizite të tillë protokolare.Ndërsa propozimi i Kusarit që krerët shtetërorë të Kosovës, gjatë festave të radhës, ta vizitojnë Luginën e Preshevës, si kundërpërgjigje të vizitës së Tadiqit në Kosovë, është një gjë  e pamenduar mirë, kur dihet së Kosova Lindore është pjesë e tokave shqiptare, e grabitur nga hegjemonistët serbë dhe kurrfare krahasimi në këtë drejtim nuk mund të bëhet… ...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›