E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova GND rikonfirmon mbeshtetjen

Grupi Drejtues Ndërkombëtar ka rikonfirmuar mbështetjen e tij të plotë për konsolidimin e Kosovës së pavarur, plotësisht sovrane, demokratike dhe shumetnike, brenda kufijve të saj aktualë.

Në një komunikatë për shtyp thuhet se, GND përshëndet progresin e bërë nga qeveria e Kosovës në zbatimin e propozimit gjithëpërfshirës për statusin.

“Grupi vëren se shumica dërrmuese e ligjeve që dalin nga propozimi gjithpërfshirës tanimë janë miratuar nga Kuvendi”, thuhet në komunikatë.

GND-ja po ashtu ka shprehur shqetësimin për cështjet e zhvillimit ekonomik dhe disiplinën buxhetore e fiskale në Kosovë, dhe ka inkurajuar qeverinë që të përpiqet për progres në këtë fushë dhe fusha tjera të rëndësishme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›