E Diel, 1 Nëntor 2026

Tragjedia në lumin “Vollga”, gjenden edhe 50 trupa të tjerë

Ditën e sotme, janë gjetur trupat e 50 viktima, të cilët u mbytën në ujërat e lumit “Vollga” në Tatarstan. Të gjithë trupat e gjetur, ndodheshin në sallën e lojrave të anijes.

Ndërkohë që ajo që është më tepër e dhimbshme, është fakti se shumica e të mbyturve që janë gjetur sot, janë fëmijë. Ndërsa sot, në Rusi është ditë zije për viktimat e fatkeqësisë, pasi kjo është një ndër tragjeditë më të rënda në tre dekadat e fundit.

Ditën e djeshme, nga mbytja e anijes turistike, që mbyt në lumin Vollga në Tatarstan, humbën jetën 128 persona ndërsa 80 të tjerë u shpëtuan nga një anije, e cila u erdhi në ndihmë. Presidenti i Rusisë, Dimitri Medvedev, deklaroi dje se anija nuk do të ishte mbytur nëse do të ishin respektuar rregullat e sigurisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›