Kosovë, të enjten seancë e jashtëzakonshme për marrëveshjet

Kryesia e Kuvendit të Kosoës do të zhvillojë një seancë të jashtëzakonshme ditën e enjte, në orën 12:00 për lidhur me marrëveshjet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
Mbledhja e 40 nënshkrimeve nga ana e partive opozitare, për të thërritur këtë seancë të jashtëzakonshme, ka marrë përgjigje pozitive nga Kryesia e Kuvendit. Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri tha se gjitha këto marrëveshje janë të papranueshme për opozitën, pasi ato sipas tij duhet të kenë ratifikimin e Kuvendit.
Nga ana tjetër, të gjitha partitë opozitare janë ankuar se Kuvendi e ka anashkaluar këtë rast, ndërsa marrëveshjet sipas tyre, cënojnë shtetasit e Kosovës. Marrëveshjet e para mes Prishtinës dhe Beogradit, janë arritur me 2 korrik, ndërsa ato kanë të bëjnë me lëvizjen e lirë, çështjet e regjistrave civil dhe pranimin e diplomave.