E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuçi në Bruksel, raporton për progresin

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, së Kosovës Hajredin Kuçi, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Bruksel nga data 12 deri me 15 korrik. Përmes një deklarate për shtyp, mësohet se ai do të ketë takime të nivelit të lartë me komisionerë të Bashkimit Evropian.

Gjatë kësaj vizite, ministri Kuçi do të takohet me komisionerin për Zgjerim dhe Politika Fqinjësore, Stefan Fyle, me komisineren për Çështje të Brendshme, Cecilia Malmstrom, si dhe me raportuesen për Kosovën në PE, Ulrike Lunacek.

Gjatë kësaj vizite, ministri Kuçi do të paraqesë arritjet e Qeverisë së Kosovës, në prag të publikimit të Raportit të Progresit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›