Talibanët përgjegjës për vrasjen e Ahmed Karzait

Talibanët marrin përgjegjësinë mbi sulmin ndaj vëllait të presidentit Hamid Karzai.
Përmes një deklarate, përgjegjësinë për sulmin e kanë marrë talibanët, duke thënë se kjo ishte një nga “arritjet më të mëdha” të lëvizjes.“Radio Afganistani i Lirë”, raporton se vëllai i vogël i presidentit Hamid Karzai, është qëlluar për vdekje në provincën jugore të Kandaharit.
Mjekët kanë konfirmuar se Ahmed Vali Karzai, kreu i Këshillit Provincial të Kandaharit, është shpallur zyrtarisht i vdekur. I konsideruar si një zyrtarët më të fuqishëm në Afganistan, Ahmed Vali Karzai, ka qenë po ashtu edhe në qendër të dyshimeve për korrupsion në Afganistan.