"Pres te kthehem te dashuria e pare"

Per Neritan Ceken, arkeologjia e ka kaluar fazen e tranzicionit dhe eshte futur ne rruge te mbare, edhe pse problemet jane te shumta. Ne nje interviste per "KJ", ai shprehet per pikat me te nxehta arkeologjike ne vend, ne pozicionin e nenkryetarit te parlamentit dhe arkeologut.
Babai juaj, Hasan Ceka, ka qene arkeologu i pare shqiptar. Ju keni ecur me pas ne gjurmet e tij. Na tregoni pak per kete marredhenie.
Babai im, Hasan Ceka, eshte arkeologu i pare ne kuptimin profesional te fjales, pasi edhe perpara tij ka pasur personalitete qe e kane pare arkeologjine si pasion, si koleksionim te objekteve, te themi te muzeve te objekteve te pare ne Shqiperi, si koleksioni i franceskaneve i At Shtjefen Gjecovit, Lef Nosi, Eqerem Bej Vlora etj. Ndryshimi i babait tim ishte se u pergatit ne universitetin e Vjenes, nga profesore te shquar qe kishin punuar ne Shqiperi dhe hapi rrugen edhe per themelimin e shkolles se pare arkeologjike shqiptare. Ishte i vetem deri ne vitit '47. Para luftes punonte ne Ministrine e Arsimit dhe perfaqesonte shtetin ne misionet arkeologjike te francezeve dhe italianeve ne Shqiperi. Ne vitin '47 drejtoi ekspediten e pare arkeologjike ne Apoloni dhe ne '48 ngriti Muzeun e pare Arkeologjik ne Shqiperi. Me pas ne mbeshtetje te tij erdhen edhe arkeologe te tjere, vecanerisht ne vitet '70 pati nje lulezim arkeologjia shqiptare.
Si arkeolog qe jeni, c'mund te thoni per germimet arkeologjike ne periudhen e tranzicionit?
Natyrisht qe ka shume verejtje per t'u bere, por e rendesishme eshte qe pati nje vazhdimesi te germimeve arkeologjike, nuk u nderprene dhe nuk u topiten, sikurse ndodhi me shkenca te tjera albanologjike. Pavaresisht nga situata e veshtire, ne vitin '91 u kryen germime arkeologjike ne Butrint dhe ne vitin '92 ne Apoloni, ne bashkepunim me arkeologe franceze, ndersa ne vitet ne vijim ky bashkepunim u zgjerua me arkeologe franceze, amerikane etj. Sot mund te themi se arkeologjia e ka kaluar fazen e tranzicionit dhe eshte ne nivel te mire, qofte nga niveli shkencor ashtu edhe sa i perket organizmit, pasi kemi disa qendra qe kujdesen per arkeologjine, qe nga Instituti i Arkeologjise prane MASH-it, Grupi i Arkeologeve qe punojne ne Institutin e Monumenteve, grupi i arkeologeve ne MTKRS, grupet e arkeologeve prane parqeve arkeologjike. Pra, ka nje kompleks te kerkimeve arkeologjike, qe i pershtaten nivelit bashkekohor te germimeve.
Megjithate, ne arenen e Amfiteatrit te Durresit, dy shtepi rrezikohen ne cdo moment per t'u shembur, ndersa anash tyre vijojne punimet? Kjo eshte vertete nje situate e paprecedente.
Lidhur me programet qe ka Instituti i Arkeologjise, germimet qe behen atje jane germime sistematike, punojne edhe grupet e restaurimit. Duhet urgjentisht qe ato shtepi te blihen nga shteti, qe pronat e atyre banoreve, trualli dhe banesat, te blihen, sepse ata e kane te ndaluar te rindertojne shtepite e tyre. Pas kesaj te zbulohet amfiteatri, i cili deri tani eshte zbuluar deri ne gjysme. Shpresoj qe MTKRS-ja dhe Kryeministria ta trajtoje seriozisht kete ceshtje.
Nentoka e Durresit eshte shume e pasur nga pikepamja arkeologjike, e megjithate firmat e ndertimit nuk reshtin aktivitetin e tyre? Cfare komenti keni ju?
Durresi eshte nga pikat tona me delikate, por qe eshte trajtuar nga legjislacioni. Ne ligjin per pasurite kulturore, Durresi eshte shpallur park kombetar arkeologjik, qe eshte shume me i gjere se koncepti i nentokes, pasi perfshin edhe ambientin. Duke pasur parasysh se eshte qytet i banueshem, eshte ndare ne tre zona: zona A, qe eshte qendra antike, Amfiteatri dhe rotondoja, qe korrespondon me qendren e sotme. Kjo e fundit eshte e paprekshme dhe e rezervuar per germime te ardhshme arkeologjike, qofte edhe pas 200 vjetesh. Ne kete kuptim, jane te ndaluara te gjitha llojet e ndertimeve, pervec ndertimeve qe lidhen me infrastrukturen. Ne zonen B, qe pershin gjithashtu monumente, ndertimet duhet te paraprihen nga germimet arkeologjike, para se te jepet leja e sheshit te ndertimit. Nese nuk gjenden monumente te rendesishme ose nuk gjenden fare, ndertuesi vazhdon punen. Ne te kundert, ndertuesi humbet te drejten e ndertimit, pasi shpallet monument kulture. Ne te dyja rastet, MTKRS ka shkelur ne disa raste ligjin, sidomos ne rastin B, sa i perket vleresimit te monumenteve, e po keshtu ka pasur vleresime arbitrare, duke lejuar vijimin e ndertimeve. Kjo eshte denoncuar nga drejtori i meparshem i Institutit te Monumenteve, Apollon Bace. Jam i mendimit se u duhet t'u kthehemi ketyre rasteve, qe te shihet kush jane pergjegjes, pasi fajin mund ta kene pasur edhe arkeologet. Por, natyrisht qe autoriteti i fundit qe ndeshkohet nga ligji eshte autoriteti shteteror.
Juve gjate aktivitetit tuaj arkeologjik, ju ka mbetur dicka peng?
Kam qene deri ne vitin '93 drejtor i Institutit te Arkeologjise, kam punuar deri ne vitin '94, pastaj jam marre me shume me politike. Por, nuk jam shkeputur asnjehere nga arkeologjia. Kam qene me germime ne Apoloni, si drejtor i pales shqiptare, si dhe ne Butrint. Kam qene vazhdimisht i lidhur me koleget e mi dhe me punen e Institutit, jam munduar qe problemet e tyre t'i zgjidh me autoritetet shteterore qe kam kontakte. Ajo qe me ka mbetur peng eshte fakti qe nuk e kam vazhduar kete pune me intensitet, sigurisht qe ka ndikuar politika, pasi nuk quhet pune vetem momenti i germimit, por edhe studimi i materialit. Thone qe njerezit kthehen gjithmone te dashuria e pare, jam ne pritje te kesaj, duke e marre seriozisht ne konsiderate. Eshte nje investim i madh qe kam bere, kam dosje te tera me materiale, por kam edhe nje lehtesim, faktin qe edhe vajza ime eshte arkeologe dhe po merret me Bylisin ku une kam punuar. Natyrisht qe nje pjese te punes do ia kaloj asaj.
Kemi degjuar jo rralle here qe gjate ekspeditave arkeologjike, ka pasur edhe vjedhje, madje edhe nga vete germuesit, qe i kane shitur objektet me pas jashte vendit. Sa te vertete jane keto akuza?
Keto jane te pamundura, as thashetheme nuk mund te konsiderohen. Se pari, per moralin qe ka profesionisti. Edhe nga pikepamja praktike kjo s'mund te ndodhe, pasi gjate prezences se perbashket te punes, objektet fiksohen, numerohen dhe fotografohen.
Por nga banoret e zonave rurale ka pasur precedente te tille. Kujtojme ketu Apolonine, ku shume skulptura jane shitur me thase jashte vendit.
Jo banoret, ne '91-'92 ka pasur grabitje ne muzeun e Arkeologjise, humben 12 skulptura te vogla ne depot e pasigurta, pasi nuk kishte roje, siguri e alarm. Per fat te mire keto skulptura u gjeten ne Gjermani dhe jane ne proces e siper per t'u kthyer. E njejta gje ndodhi edhe Muzeun e Butrintit, ku u grabiten skulptura dhe u shiten ne Greqi, por per fat te mire edhe skulptura e fundit e humbur, ajo e Dionisit, (Koka e Asklepit, qe u gjet ne nje ankand ne SHBA) eshte ne proces kthimi, dihet qe dy lojtare futbolli, Igli Tare dhe Lorik Cana kane dhene nje shume parash per kthimin e tyre. Ajo qe me shqeteson me teper, eshte qe gjate ketyre 18 vjeteve tranzicion, muzete shqiptare nuk kane marre asgje nga gjetjet e rastit. Midis dy lufterave, por edhe me pare, pjesa me e madhe e objekteve, vijne nga germimet e fshatareve gjate punes se tyre, ndersa tani eshte krijuar nje kulture e demshme, qe keto objekte shiten, trafikohen. Per fat te keq, Ministria e Brendshme dhe policia shqiptare akoma nuk ka krijuar nje sektor qe te merret me kete ceshtje, pavaresisht se kur une isha minister, ne vitin '97 e krijova kete sektor brenda sektorit te antitrafikut. Nje strukture qe merrej me trafikun e vlerave, ky sektor vazhdimisht eshte krijuar dhe prishur, pasi akoma nuk ka seriozitet ne shtetin e sotem qe ta quaje vjedhjen e veprave arkeologjike nje krim po aq te denueshem sa trafiku i qenieve njerezore dhe krimet e tjera te rrezikshme.
Ne kete aspekt, mungojne me shume parate apo iniciativat? Ju vete e keni ngritur zerin per kete ceshtje, duke qene se jeni edhe ne poziten e nenkryetarit te parlamentit te vendit?
Ka munguar nje vendosmeri e politikes per te realizuar programet e saj. Natyrisht qe une e kam ngritur zerin dhe e kam perkrahur qe kur qeveria Berisha percaktoi turizmin kulturor si nje nga drejtimet me te rendesishme te MTKRS-se, pra kur kulturen dhe turizmin i vendosi bashke. Une e konsiderova kete nje dite te bardhe per arkeologjine, ne menyre qe monumentet arkeologjike te integrohen ne itineraret turistike, te kene nje shans qe komunitetet e caktuara te zhvillojne krahas demonstrimit te monumenteve arkeologjike, edhe vlera te tjera turistike, sic eshte kenga, vallja, gastronomia, etnografia etj. Gje qe per te thene te verteten nuk ka ndodhur, pasi investimet tona ne arkeologji jane ende shume te vogla, duhet te behen pjese e ketij programi. Ne kemi Gjirin e Vlores qe ka monumente fantastike, ne Amantia, ne Kanine ne Orikum, te cilat nuk integrohen, parate qe jane investuar atje jane hedhur ne ere. E njejta gje mund te thuhet per Lezhen dhe Shkodren, Durresin, Pogradeci me Selcen, Fierin, Cakranin, qe nuk eshte prekur akoma, per keshtjellen e Cakranit, qe ka qene kryeqyteti i mbreterise Ilire etj. Mungojne investimet, sepse kuadrot nuk mungojne. Ne kemi 100 kuadro qe jane pa pune aktualisht, per 1 milion euro ne vit do aktivizoheshin keto kuadro dhe brenda 10 vjeteve ne do kishim te pakten 10 qendra te reja arkeologjike, te lidhura me turizmin, qe do sillnin te pakten 50-60 milione euro ne vit. Behet fjale per nje investim te kthyeshem, jo si ne kohen e komunizmit.
Ne tregoni dicka me teper rreth librit tuaj voluminoz "Iliret", qe hedh drite mbi nje periudhe disa shekullore te popullit tone.
Ky liber paraqet vecanerisht dy momente: iliret, cfare ishin ata ne antikitet, pra, ishin nje popull pirat apo nje popull i qyteteruar, si dhe lidhjen midis ilireve dhe shqiptareve, qe ka qene gjithmone teme e diskutueshme. Eshte konsideruar si jo shume e paqarte, ndersa ne librin tim sqarohet qe nuk ka asgje te paqarte dhe qe ajo qe konsiderohet si epoka e erret, eshte nje epoke e thjeshte vazhdimesie nga iliret te shqiptaret, qe provohet nga pikepamja arkeologjike dhe ajo historike.
A jeni duke shkruar nje liber tjeter?
Kam shkruar nje liber me popullor se "Iliret", "Udhetim ne keshtjellat ilire", paraqitje e monumenteve te vjetra, kalave etj, kryesisht per gjimnazistet, kam shkruar libra per Apolonine, Bylisin, Butrintit, me bashkautoresi kam shkruar librin "Arkeologjia", me profesor Myzafer Korkutin, qe eshte per studentet, kam shkruar nje liber mbi mbishkrimet greke ne Apoloni me nje profesor francez, nje liber tjeter qe quhet "Harta Arkeologjike e Shqiperise", serish me bashkautoresi. Tani po shkruaj nje liber per Antigonene, punoj pasditeve per te, ulem ne kompjuter dhe merrem me te. Kam nje album arkeologjik ne dore, bazuar ne foto te bera nga une ne vite, kam nje arkiv te pasur. Po keshtu, do t'i kthehem serish "Apolonise" per ribotim me permiresime, eshte nje liber qe e kam shume qejf e qe e kam shkruar shume vite perpara, eshte botuar ne vitin 1981.
Duke kaluar paksa te politika, a aspironi ende per t'u bere president?
Nuk mund te them qe kandidimi im per president ishte nje aspirate, ishin rrethanat qe e percaktuan ate. Do ishte ambicie e tere atyre qe kane kontribuuar per nje kohe te gjate ne politike, por kjo nuk eshte nje gare qe percaktohet vetem nga ambiciet personale. Varet nga jeta politike e partive te medha politike qe kane ne dore celesin e kesaj ceshtjeje.
Kemi pare qe ne prag fushate jeni pozicionuar mire.
Ne prag fushate jam pozicionuar atje ku duhet te jete PAD-ja, pra ne nje pozicion te ekuilibruar, jo per te marre anesine atje ku kerkohen luftetare dhe mitraliere qe shtine nga bunkeret. Jemi ne nje pozicion qe na jep mundesine qe te perdorim mire votat tona, shpresojme qe sistemi zgjedhor te mos na pengoje te jemi ata qe kemi qene ne 18 vjet ne jetes politike.