E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova, Maqedonia do të respektojë vendimin e GJND-së

Beograd -Konsulli i Maqedonisë në Beograd, Aleksandar Novotin ka deklaruar se Maqedonia do ta respektojë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare e Drejtësisë për sa i përket ligjshmërisë së shpalljes së pavarësisë së Kosovës, çështje e dërguar në këtë gjykatë nga Serbia. “Ne nuk mundemi asnjë vendi t’ia cenojmë të drejtën e realizimit të të drejtave të veta në instancat më të larta ndërkombëtare, madje dhe Maqedonia ka filluar një proces kundër Greqisë në të njëjtin nivel”, deklaroi Novotin për agjencinë e lajmeve “Fonet”.

Nga ana tjetër, marrëdhëniet midis Serbisë dhe Maqedonisë po normalizohen, qëkurse u prishën pas njohjes së Kosovës, nga ana e Shkupit. Sipas tyre kjo do të vërtetohet edhe më vizitën e shefit të diplomacisë serbe, Vuk Jeremiç më shtatë maj në Maqedoni.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›