Vllaznia ngjitet në krye të Super Ligës shqiptare
Vllaznia me fitoren e arritur përballë Shkumbinit 2-1 në stadiumin “Roza Haxhiu” të Lushnjes ngjitet në krye të Super Ligës shqiptare, falë edhe barazimit të Tiranës në Kavajë. Ndeshja u luajt në fushë asnjanëse për shkak se ajo e Shkumbinit është dënuar nga Komisioni i Disiplinës.
Peqinasit ishin të parët që kaluan në avantazh që në minutën e parë të takimit me anë të Rizvanollit. Vllaznia arrin të barazojë në minutën e 30-të me anë të të përhershmit Sukaj. Me këtë barazim mbyllet edhe pjesa e parë.
Shtubina e kalon Vllazninë në avantazh me golin e shënuar në minutën e 61-të. Në minutat e mbetura shkodranët rezistuan mjaft mirë, duke siguruar trepikëshin i cili i ngjit në vendin e parë të tabelës me 60 pikë, një më shumë se Tirana. Ndërsa, Shkumbini mbetet në kuotën e 44 pikëve duke u pozicionuar në vendin e katërt.