E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosova, Ministri i jashtëm Hoxhaj viziton Katarin

Pas përmbylljes së vizitave në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kuvajt, Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Katar.
 

Ministri Hoxhaj do të takohet me udhëheqës të lartë të shtetit të Katarit dhe personalitete të tjera, përfshirë edhe diplomatë të vendeve të tjera të akredituara në Katar.
 

Kjo vizitë pritet të ketë efekte të rëndësishme në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, thuhet në njoftimin për media.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›