E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kryeministri Thaçi pret njohjen e Kosovës nga Egjipti

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi tha të mërkurën se pret njohjen e pavarësisë nga shteti i Egjiptit. Ai theksoi se njohja e Kosovës pritej të bëhej më herët, po për shkak të revolucionit atje dhe formimit të institucioneve është shtyrë procesi i njohjes së saj nga Egjipti.

Këto deklarata kryeministri i bëri pas takimit që zhvilloi me një delegacion nga Egjipti, ndërsa vlerësoi se tashmë njohja e shtetit të Kosovës nga ky vend pritet të ndodh shumë shpejt.

Ky delegacion i përbërë nga kryetarë partish, gazetarë dhe përfaqësuesë të shoqërisë civile ka zhvilluar takim edhe me përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, ndërkohë në kuadër të vizitës së tyre ata janë takuar edhe me nënkryetarin e Kuvendit, Sabri Hamiti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›