Putin mbërrin në Kinë

Vizita e Putinit në Kinë është vizita e tij e parë jashtë Rusisë që kur shpalli planin për t’u rikthyer në postin e Presidentit të vendit.
Zyrtarët rusë kanë bërë me dije se dy palët planifikojnë të arrijnë marrëveshje me vlerë deri në 7 miliardë dollarë dhe të bisedojnë lidhur me furnizimin e Kinës me gaz rus në 30 vitet e ardhshme.
Megjithatë, nuk pritet të ketë një marrëveshje për këtë çështje pasi palët kanë dështuar të arrijnë një marrëveshje lidhur me çmimin e gazit.
Moska po ashtu është e pakënaqur se Kina po kopjon ilegalisht avionët luftarakë dhe mjete të tjera ushtarake. Në fushën politike, Rusia dhe Kina pritet të diskutojnë po ashtu lidhur me Sirinë./Start/F. Prroni/
2011-10-11 16:59