Më në fund një lajm i mirë për Greqinë

Inspektorët ndërkombëtarë financiarë thanë se kanë arritur një marrëveshje me Greqinë lidhur me reformat që duhet të ndërmerren për të rikthyer në rrugën e duhur ekonominë kombëtare, e cila prej kohësh është në telashe.
Greqia dhe trojka, e cila ndodhej në Athinë për të shqyrtuar nëse mund t’i jepet ndonjë tjetër kredi shtetit Helen, kanë rënë dakord lidhur me “politikat ekonomike dhe financiare”. ǒka do të thotë ndezja e dritës jeshile për këstin e radhës që pritet t’i jepet Greqisë.
Ky vendim vjen ndërkohë që Greqia ka dështuar në arritjen e objektivit fiskal për vitin 2011.
“Sapo Eurogrupi dhe bordi ekzekutiv i FMN-së të miratojnë konkluzionet e shqyrtimit të pestë, Greqisë do t’i jepet kësti i radhës prej 8 miliardë eurosh, më shumë gjasa në fillim të nëntorit”, thuhet në komunikatën e cituar nga BBC-ja./Start/F. Prroni/
2011-10-11 16:13