Kosova: Nuk u trembemi akuzave
Autoritetet në Kosovë thanë se janë të gatshme të bashkëpunojnë me këdo që është i interesuar të kryejë hetime të paanshme për zhvillimet gjatë luftës në Kosovë, ndërsa hodhën poshtë edhe njëherë pretendimet se pjesëtarë të ish-Ushtrisë Çlirimtare ishin përfshirë në trafik organesh të personave të zhdukur gjatë luftës.
Komentet e tyre u bënë në fillim të vizitës në rajon të të dërguarit të Këshillit të Europës, Dik Marti, i cili do të hetojë akuzat e ngritura nga Beogradi, sipas të cilit kryengritësit shqiptarë kanë rrëmbyer pjesëtarë të komunitetit serb gjatë luftës dhe më pastaj kanë trafikuar organet e tyre.
Senatori zviceran, Dik Marti, ndodhet në Beograd, ndërsa nesër pritet të mbërrijë në Shqipëri për të hetuar pohimet, sipas të cilave, veprimet e tilla janë kryer në një shtëpi në Burrel. I dërguari i Këshillit të Europës pritet të hartojë një raport në fund të vizitës së tij faktmbledhëse.
Pohimet e tilla për herë të parë u ngritën nga ish-kryeprokurorja e Gjykatës së Hagës, Karla del Ponte, në librin e saj "Gjuetia", të botuar në vitin 2008. Pas kësaj, një numër organizatash ndërkombëtare kërkuan hetime rreth kësaj çështjeje, ndërsa Këshilli i Europës caktoi zotin Dikk Marti të merret me këtë çështje. Autoritetet serbe i kanë thënë senatorit Marti se kanë prova për të paktën dhjetë raste të tilla, ndërsa dyshojnë për një numër më të madh të tyre.
Në Prishtinë, ndërkaq, mohohen akuzat e tilla. Zv/kryeministri i Kosovës, Hajredin Kuqi, thotë se këto janë përpjekje për të dëmtuar luftën e ish-Ushtrisë Çlirimtare, imazhin e shtetit të ri, por edhe siç thotë ai, përpjekje për të vendosur një baraspeshë nga ana e Beogradit, i cili është përgjegjës për shumë mizori të kryera në Kosovë. "Ajo që dua të them është se populli i Kosovës, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ka bërë luftë të drejtë. Ne kemi bashkëpunuar shumë ngushtë në çdo rast edhe me Tribunalin e Hagës, edhe me drejtësinë vendore e ndërkombëtare, dhe është vërtetuar shpeshherë se spekulimet e tilla kanë dalë vetëm spekulime. Jam i bindur se edhe në këtë rast do të jetë e njëjta gjë. Qeveria e Kosovës, populli i Kosovës kanë qenë gjithmonë bashkëpunues me mekanizmat ndërkombëtarë, por gjithmonë të kujdesshëm që spekulimet e tilla të mos e dëmtojnë imazhin e Kosovës dhe që spekulimet e tilla të përfundojnë si spekulime", tha ai.
Numri dy i qeverisë kosovare tha më tej se, Kosova është e gatshme të mbështesë çdo hetim për çfarëdo akuze dhe deri tani ka dhënë dëshmi të gatishmërisë së saj për bashkëpunim me drejtësinë ndërkombëtare, përfshirë dorëzimin vullnetar në Gjykatën e Hagës të personaliteteve politike që kanë bashkëpunuar me drejtësinë dhe janë shpallur të pafajshëm.
"Edhe rasti i tillë nuk është mungesë e vullnetit tonë për të bashkëpunuar. Por është mbi të gjitha paragjykimi për spekulime të tilla dhe nuk kishim dashur që pjesa e spekulimeve të tilla të jetë pjesë që e lëviz procesin në një shtet modern dhe demokratik dhe çfarëdo që të jetë rezultati dhe unë jam i bindur që do të dalë se është spekulim, dikush po ia arrin qëllimit që të krijojë dilema për një luftë të drejtë. Këtu është shqetësimi ynë, pra të mos krijohen dilema. Lufta jonë ka qenë e drejtë, ka qenë në përputhje të plotë me normat ndërkombëtare, ndërsa tendencat e sotme janë spekulime që do të përfundojnë si të tilla", tha zoti Kuqi.
Në fillim të muajit qershor, policia e Kosovës arrestoi tre pjesëtarë të komunitetit serb, nën dyshimin u kanë ofruar sasi të mëdha parash njerëzve, të cilët siç thuhet "do të dëshmonin se kanë qenë gjoja viktima të trafikimit me organe të serbëve, gjatë luftës në Kosovë". Sipas policisë tre të arrestuarit, që po mbahen në paraburgim, kanë vepruar bashkë duke ofruar deri 100 mijë euro për njeriun, i cili do të ishte i gatshëm të jepte deklarata të rreme, duke premtuar edhe të mira të tjera materiale si banesa, automjete dhe vende pune". Po ashtu, sipas policisë, të dyshuarit kanë ofruar shpërblime deri në 10 mijë euro, për ndërmjetësuesit që do të siguronin "dëshmitarë" të tillë.