BUJQESIA DHE SFIDAT E NJE UNIVERSITETI
Me privatizimin e tokës bujqësore në fund të vitit 1993, në Shqipëri numëroheshin 430 mijë ferma bujqësore, me një madhësi mesatare prej 1.17 ha. Në vitin 2008 statistikat e MBUMK flasin për rreth 70 mijë më pak (357 mijë ferma), por madhësia mesatare e tyre ka mbetur thuajse e pandryshuar, 1.2 ha. Kjo do të thotë se në këto vite, së paku 70 mijë hektarë tokë i janë hequr bujqësisë, për t‘u përdorur kryesisht si sheshe ndërtimi.
Ende në bujqësi janë të angazhuar rreth 1.7 milionë njerëz, të cilët, praktikisht, përbëjnë rreth 50% të popullsisë së vendit. Për këta, bujqësia është burimi kryesor i të ardhurave dhe i punësimit. Gjithsesi, të ardhurat nga bujqësia janë të vogla dhe për këta arsye atyre u duhet të sigurojnë të ardhura shtesë nga aktivitetet jashtë fermës dhe emigracioni.
Ndërsa raporti midis importeve dhe eksporteve në Shqipëri është 4 me 1, për sa u takon produkteve bujqësore, ky raport është edhe më i thellë; 10 me 1 për vitin 2008. Të dhënat e vitit 2008 flasin për vetëm 7399 milionë lekë eksporte të produkteve bujqësore përkundrejt 73087 milionë lekë importe të produkteve bujqësore1. Rritja e prodhimit bujqësor në vitet e fundit ka qenë vetëm 2.5-3%, ndjeshëm më e ulët se rritja e ekonomisë në përgjithësi. Po kështu është zvogëluar edhe kontributi i bujqësisë në GDP e vendit, në rreth 21%. Pavarësisht nga rritja ekonomike e viteve të fundit dhe fillimi i progresit industrial, vendi vazhdon të karakterizohet nga një bujqësi e nivelit të ulët teknologjik dhe e organizuar në një numër të madh fermash të vogla.
Vitet e tranzicionit ekonomik
Përballë një morie sfidash dhe dilemash të bujqësisë shqiptare, reagimi dhe kontributet shkencore të UBT, gjatë viteve të tranzicionit ekonomik, kanë qenë të pamjaftueshme dhe të paorganizuara. Asnjë prej botimeve të publikuara nga autorë shqiptarë në tre vitet e fundit nuk përfaqëson produkte, apo teknologji të reja të komercializuara (BAFN, 2008). Është e qartë që kërkimi shkencor, si në të gjithë institucionet kërkimore shqiptare, edhe në UBT, është ende larg plotësimit të objektivit të tij më të rëndësishëm; mbështetjes së prodhimit me njohuri të reja dhe novacione të teknologjike.
Reforma e sistemit të kërkimit e ka shndërruar UBT në institucionin e vetëm publik, përgjegjës për realizimin e kërkimit bujqësor në Shqipëri, duke e bërë angazhimin në kërkimin shkencor për zgjidhjen e problemeve konkrete të bujqësisë së vendit, jo thjesht çështje të angazhimit intelektual të personelit akademik të UBT, por detyrim madhor publik dhe shtetëror të vetë atij si institucion. Aktualisht, Universiteti Bujqësor ka një kontingjent prej 230 punonjësish akademikë dhe 20 kërkuesish shkencorë, të kompozuar në 5 fakultete. Së fundmi, pjesë e strukturës së tij janë gjithashtu Banka Gjenetike, Laboratori i Akuakulturës, Laboratori i Mbrojtjes së Bimëve dhe Qendra Eksperimentale e Verës. Aktualisht, UBT ka përfunduar fazën e formalizimit të grupeve mësimore kërkimore, duke synuar krijimin e ekipeve me njohuritë dhe kompetencën e nevojshme për zgjidhjen e problemeve specifike në kuadër të fushave prioritare të kërkimit.
Përjashtuar problemet rutinë të mungesës së furnizimit pa ndërprerje me energji dhe ujë, paralelisht me mungesat e konsiderueshme për pajisje bashkëkohore laboratorike, UBT vuan gjithashtu mungesën e shfrytëzimit efektiv të laboratorëve ekzistues, për shkak të mungesës së furnizimit të tyre me lëndët e para për analiza dhe të personelit tekniko-laboratorik. Praktika e deritanishme e studimeve të doktoraturës nuk e ka mundësuar angazhimin efektiv të studentëve përkatës në funksionimin dhe mirëshfrytëzimin e laboratorëve dhe të infrastrukturës tjetër eksperimentale.
Mundësia më e mirë për financimin e kërkimit shkencor në UBT vazhdon të mbetet buxheti i shtetit. Më të rëndësishmit në këtë kontekst kanë qenë programet kombëtare për kërkim dhe zhvillim; "Bujqësia, Ushqimi dhe Bioteknologjia" dhe "Biodiversiteti dhe Mjedisi". Ndonëse, nga individë apo ekipe të ndryshme të UBT, janë bërë shumë përpjekje për të marrë pjesë në projekte kërkimi në kuadër të programeve europiane kuadër për kërkim FP6 dhe FP7, thuajse asnjë nga iniciativat e deritanishme nuk ka rezultuar e suksesshme. Edhe për një periudhë relativisht të gjatë, mundësitë e fitimit të projekteve shkencore, në kuadër të programit kuadër FP7, apo të programeve të tjera evropiane, do të mbeten realisht të vogla.
Vizioni, objektivat dhe strategjitë
Universiteti Bujqësor i Tiranës kërkon të ndryshojë situatën aktuale në kërkimin shkencor dhe është i gatshëm të marrë përsipër një rol shumë më të rëndësishëm dhe më aktiv në zhvillimet ekonomike dhe sociale të vendit. Në këtë kontekst, krahas përmirësimit tanimë të dukshëm të kurrikulave të studimit dhe rritjes së nivelit të mësimdhënies, UBT synon transformimin tërësor të sistemit dhe të strukturave të tij të kërkimit shkencor. Ai synon që brenda një periudhë disavjeçare të identifikohet si një nga universitetet më të mira të rajonit, i aftë të ndërmarrë dhe realizojë aktivitete studimore dhe kërkimore të standardeve ndërkombëtare, përmes përqendrimit të resurseve të tij njerëzore dhe laboratorike në zgjidhjen e problemeve në fusha prioritare të bujqësisë dhe zhvillimit rural, intensifikimit dhe thellimit të bashkëpunimit me institucione analoge europiane, si edhe nëpërmjet mbështetjes sistematike të iniciativave për realizimin e inovacioneve dhe të transferimit të teknologjive të avancuara në prodhimin bujqësor.
UBT do t‘i japë fund shpërqendrimit të resurseve të tij njerëzore në një mori tematikash, shpesh rastësore për t‘i përqendruar ato në:
- Përpunimin e alternativave dhe zgjidhjeve të sfidave të integrimit ekonomik dhe social të vendit në strukturat e Bashkimit Europian;
- Rritjen e prodhimit, përmirësimin e cilësisë dhe të sigurisë së konsumatorit nga produktet bujqësore dhe blegtorale vendase;
- Rritjen e nivelit të konkurrueshmërisë së fermave bujqësore dhe të prodhimeve vendase në tregjet ndërkombëtare;
- Shfrytëzimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore.
Vizioni dhe objektivat e lartpërmendura të kërkimit shkencor nuk mund të realizohen për veçse nëpërmjet përpunimit dhe implementimit të strategjive konkrete e realiste. Në këtë kontekst, vëmendja e UBT do të përqendrohet në tre drejtime bazë: thellimit të nivelit të kërkimit shkencor, zgjerimit dhe rritjes së kapaciteteve njerëzore dhe përmirësimit të infrastrukturës së kërkimit.
Përzgjedhjes së kujdesshme të fushave prioritare të kërkimit në përputhje me sfidat aktuale dhe të perspektivës së zhvillimit bujqësor dhe rural të vendit, do t‘i kushtohet një vëmendje e veçantë. UBT i sheh me interes të veçantë programet e parashikuara nga drafti i strategjisë për krijimin e qendrave shqiptare të ekselencës në shkencë (QSHESH). Pa dyshim që ai do të jetë një nga kandidatët më të rëndësishëm në angazhimin e krijimit të qendrave të tilla për kërkime në fushën e bujqësisë, ushqimit apo mbrojtjes së mjedisit. Për t‘i paraprirë realizimit të këtij objektivi, UBT do të inkurajojë dhe mbështesë me përparësi hartimin dhe zhvillimin e projekteve të kërkimit që çojnë drejt inovacioneve teknologjike dhe përmirësimit të teknologjive të prodhimit. Krijimi dhe aktivizimi i grupeve kërkimore, të orientuar drejt zgjidhjes së problemeve në fushat prioritare të kërkimit, është një nga masat e para që është ndërmarrë në këtë drejtim.
Paralelisht me studimet e thelluara, që parashikohet të realizohen në qendrën/qendrat e ekselencës, UBT do të zhvillojë gjithashtu studime bazë të diktuara nga nevojat konkrete të prodhimit bujqësor dhe zhvillimit rural në vend, apo të lidhura me procesin mësimor dhe përgatitjen e kërkuesve të rinj në shkollat e doktoraturës. Në këtë kontekst, UBT është i prirur të reformojë mënyrën e organizimit të kërkimit shkencor, nëpërmjet programeve universitare të kërkimit, sipas përcaktimeve të Ligjit për Arsimin e Lartë, për planifikimin e veprimtarive kërkimore. Në mënyrë analoge me skemën e propozuar nga strategjia për administrimin e fondeve kombëtare të kërkimit, nëpërmjet Agjencisë Shqiptare të Shkencës, kjo nënkupton përcaktimin dhe miratimin nga ana e Senatit të Universitetit, të programeve universitare të kërkimit (PUK), të objektivave kryesore dhe të buxhetit të tyre dhe përzgjedhjen e projekt-propozimeve më të mira mbi bazën e thirrjeve për projekte.
Krijimi i Agjencisë Shqiptare të Shkencës pritet të jetë një instrument efektiv për reformimin e sistemit të kërkimit shkencor, rritjen e shkallës së konkurrueshmërisë midis grupeve të kërkimit dhe rritjen e shkallës së efektivitetit të përdorimit të fondeve për shkencën, por megjithatë, është e domosdoshme që krahas fondeve që do të administrohen nga kjo agjenci, strategjia duhet të parashikojë financimin e drejtpërdrejtë buxhetor të universiteteve për kërkimin shkencor. Pjesë e këtij buxheti duhet të bëhen gjithashtu fonde (në një përqindje të detyrueshme) nga të ardhurat e vetë universiteteve dhe fonde që potencialisht mund të krijohen nga subjektet private të interesuara për zhvillimin e programeve të caktuara universitare.
Për të garantuar suksesin e këtyre programeve universitare të kërkimit, UBT do t‘i duhet të fuqizojë rolin planifikues, koordinues dhe monitorues të strukturave universitare të administrimit të kërkimit shkencor; Degën e Kërkimit dhe Kooperimit Shkencor dhe zyrat e zv.dekanëve për shkencën pranë fakulteteve të UBT. Ndryshe nga deri më tani, Dega e Kërkimit dhe Kooperimit Shkencor duhet të marrë funksione të administrimit të fondeve për kërkim të UBT, si edhe përgjegjësi për sigurimin e fondeve shtesë dhe promovimin e bashkëpunimit ndërdepartamentor dhe ndëruniversitar.
Arritja e standardeve europiane të kërkimit shkencor dhe rritja e nivelit të besueshmërisë së studimeve të kryera në UBT, nuk mund të realizohet pa zgjerimin e vazhdueshëm të bashkëpunimit ndëruniversitar dhe ndërkombëtar. Intensifikimi i përpjekjeve për të realizuar bashkëpunime efektive në konsorciume ndërkombëtare në kuadër të propozimeve për programet europiane të kërkimit shkencor, do të jetë një nga objektivat kryesorë të UBT në të ardhmen e afërt. Ai mirëpret asistencën që pritet të ofrojë Agjencia Shqiptare e Kërkimit në procesin e krijimit të kontakteve me grupe të mirënjohura kërkimi, përgatitjen e propozimeve apo edhe implementimin e propozimeve fituese.
UBT e sheh si një mundësi shumë të mirë për zgjerimin e kontakteve me institucione analoge dhe rritjen e kredibilitetit të tij, organizimin e aktiviteteve ndërkombëtare (simpoziume apo konferenca shkencore) që do të mund të sjellin në Shqipëri një numër të madh kërkuesish europianë dhe të favorizojnë bashkëpunimin e grupeve të ndryshme të kërkimit me kërkuesit shqiptarë.
Shfrytëzimi efektiv, nëpërmjet përcaktimit të kritereve më konkurruese të përzgjedhjes së kandidatëve që mund t‘i përfitojnë (arritje të spikatura në fushat përkatëse të kërkimit, angazhim i drejtpërdrejtë në kërkimin shkencor pranë institucioneve të kërkimit shkencor në Shqipëri, projekte konkrete të studimeve që do të udhëheqin në Shqipëri dhe objektiva të qarta dhe lehtësisht të matshme të performancës së aktivitetit të tyre pranë institucioneve vendase) i programeve "brain gain" për të angazhuar pranë qendrave të ekselencës personalitete të kërkimit shkencor nga universitetet europiane dhe vende të tjera, është i mirëpritur në UBT.
Duke e konsideruar jetike për arritjen e objektivave në kërkimin shkencor zgjerimin e numrit të kërkuesve dhe përmirësimin e kapaciteteve të tyre intelektuale objektivat më të rëndësishme të UBT lidhur me burimet njerëzore janë:
- Të ruajë pozicionin e tanishëm të njërit nga universitetet më të mëdha të vendit, për sa i takon numrit të studentëve.
- Të tërheqë studentë më cilësorë dhe të përzgjedhë midis tyre individët më të mirë për t‘i angazhuar në kërkimin shkencor.
Për realizimin e këtyre objektivave UBT do të angazhohet me përparësi për përshtatjen e profilit akademik dhe shkencor të stafit të UBT me ambiciet dhe objektivat e tij të kërkimit, nëpërmjet implementimit të një politike konstante të rekrutimit të stafit të ri që ka në bazë përzgjedhjen e individëve me performancën më të mirë akademike dhe shkencore. Në përpjekjet për përmirësimin e kapaciteteve intelektuale në kërkim, UBT do t‘i kushtojë vëmendje të vazhdueshme reformimit dhe përmirësimit të kurrikulave dhe mënyrës së organizimit të shkollave të doktoraturës në përputhje me kërkesat dhe standardet e Kartës së Bolonjës. Në këtë kontekst, gjykojmë se me të drejtë dhe realisht strategjia i afrohet këtij problemi nëpërmjet parashikimeve për zhvillimin si të programit "për nxitjen e shkencës dhe arsimit", ashtu edhe programit të "grantit të shqipeve për konkurrim".
UBT është aktualisht i angazhuar në një proces gradual të adaptimit dhe zbatimit të standardeve të njohura ndërkombëtarisht lidhur me vlerësimin institucional të njësive të tij bazë dhe kryesore dhe të performancës akademike dhe shkencore të stafit të tij. Universiteti Bujqësor i Tiranës është i njohur për pozicionin e lakmueshëm gjeografik dhe potencialet e mëdha lidhur me zhvillimin e tij territorial, që praktikisht realisht mund ta shndërrojë atë në një qendër të rëndësishme rajonale të kërkimit në bujqësi. Në këtë kontekst objektivat kryesore të UBT në perspektivën e afërt mbeten:
- Ruajtja e kampusit universitar dhe përmirësimi i kushteve të punës dhe të jetesës së stafit akademik dhe studentëve të UBT;
- Zgjerimi i mjediseve mësimore dhe laboratorike, përmirësimi i infrastrukturës së kërkimit dhe modernizimi i bazës didaktike eksperimentale të UBT.