E Diel, 1 Nëntor 2026

Palestinezët do të synojnë paqen me Izraelin

Fatah, kërkon "rrugë" të re për Palestinën u hapën dje në Betlehem punimet e kongresit të gjashtë të Fatal, ngjarje që pritej prej më shumë se 20 vjetësh. Kongresi përfaqëson një test të rëndësishëm për Presidentin Abu Amzen që kërkon të rinovojë kuadrot drejtuese të Fatahut. Në fjalimin e mbajtur, ai deklaroi se programi i ri i lëvizjes Fatah e mbledhur në kongres pikërisht për t‘u reformuar, flet për forma të reja qëndrese, si mosbindja civile ndaj shtrirjes së vendbanimeve hebreje.

Projekti që do të miratojë kongresi i Fatahut lë të hapur mundësinë për revoltë të armatosur nëse bisedimet e paqes me Izraelin dështojnë, si dhe nuk përjashton mundësinë e shpalljes së njëanshme të shtetit palestinez. Përpjekja për të reformuar Fatahun vjen në një kohë shumë të rëndësishme, kur amerikanët po përpiqen të ndërmjetësojnë bisedimet mes Autoritetit Palestinez që mbizotërohet nga Fatahu dhe Izraeli. Mazen siguroi se sido që të vijnë punët "Palestina do të qëndrojë e bashkuar". Më pas shtoi se "ne nuk do ta lejomë Hamasin të shkatërrojë bashkimin e popullit palestinez. Nëse do të dimë të jemi të bashkuar dhe ambicioz do të kemi një shtet tonin. Bëhet fjalë për një të drejtë tonën, jo për një dhuratë të Izraelit. Ne nuk jemi terroristë dhe jemi kundra terroristëve", shtoi më tej ai.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›