Kosova: Penalitete për shefat eshërbimeve që abuzojnë me detyrën
TIRANE- Ministri i Shëndetësisë paralajmëron, se çdo shef shërbimi që abuzon me detyrën në kundërshtim me interesat e pacientit do të penalizohet. Kreu i dikasterit të Shëndetësisë Halim Kosova e bëri këtë deklaratë, pas disa akuzave ndaj shefave të shërbimeve, që kanë mbërritur në adresë të tij.
"Nëse një shef shërbimi i thotë pacientit se do të anulojë një operacion se mungon një ilaç, absolutisht që do të përplaset me të gjithë ato që kam në dorë unë. Ska për të guxuar asnjë shef sherbimi të bëjë këtë gjë", tha Halimi.
Gjithashtu, Kosova premtoi se fondet e dikasterit që ai drejton, do të jenë vetëm në funksion të pacientëve.
Redaksia Online
(g.h/e.s/shqiptarja.com)