E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tërmet në rajonin e Gjilanit

Nga Express më 19 dhjetor 2010 në ora 08:05

Instituti Sizmologjik i Kosovës ka bërë të ditur se një tërmet prej 3 ballë sipas shkallës së Rihterit ka goditur në orët e mbrëmjes rajonin e Gjilanit, por nuk është raportuar për dëme materiale.

Sipas këtij instituti, tërmeti ka ndodhur rreth orës 18.40, ndërsa epiqendra e tij ishte 14 kilometra në juglindje të Gjilanit

Kjo është hera e katërt që sivjet Gjilani goditet nga tërmeti.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›